• |
ide | kryesore

Sherr për kanalin e ujërave të zeza/ Para 1 jave erdhi nga jashtë, sot vrau fqinjët

Arkiva, Lajme, Të fundit
fqinjët


Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes në zonën e Laknasit në Kamëz. Pas një debati me fqinjët, njëri u vra ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Autori krimit është Maliq Marku, një 70-vjeçar me origjinë nga Dibra. Para një jave ai ishte kthyer në Shqipëri pasi ndodhej jashtë shtetit.

Lapsi.al mëson se pas kthimit në Shqipëri ka kërkuar nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përcaktonte se ku duhej të kalonte kanali i ujërave të zeza të shtëpisë së tij. Ekspertët kishin përcaktuar një dalje që kalonte në tokën e fqinjëve të tij dhe që përfundonte në një kanal që ishte ndërtuar me paratë e banorëve të lagjes.

Marku nuk kishte kontribuar për këtë kanal pasi nuk ndodhej në Shqipëri ndaj fqinjët e tij nuk kanë pranuar që banesa e tij të lidhej me këtë kanal. Këtë të enjte gjakrat mes fqinjëve u nxehën sërish. Në debat e sipër, 70-vjeçari shkoi në shtëpi dhe mori një pistoletë që kishte pa leje dhe hapi zjarr mbi fqinjët duke lënë të vrarë me 4 plumba Shefqet Hasën, 55-vjeç.

I plagosur mbeti fqinji tjetër me iniciale B. K., rreth 50 vjeç. Ai ka marrë një plumb në bark dhe një në këmbë. Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë një Specialist i Policimit në Komunitet. Ai ka dëgjuar të shtënat dhe është afruar duke gjetur personin e plagosur të cilin e ka vendosur me makinë.

Me mbërritjen e policisë janë kryer negociata me autorin e moshuar i cili fillimisht ka bërë rezistencë, por më pas ka hedhur armën në bahçe dukë pranuar vënien e prangave. ©LAPSi.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *