• |
ide | kryesore

Surpriza në kuvend/ Berisha, fillimi i trashigimisë drejt Argitës?

Arkiva, Kryesore, Lajme
Argita berisha


Kur Sali Berisha ndodhet përballë reporterëve, këtyre të fundit zor se ua tërheq vëmendjen njeri tjetër. Madje, pikërisht për këtë, kur i mohohet fjala në kuvend, lideri demokrat del nga salla drejt gazetarëve që gjenden në obor, për të përvetësuar antenat e transmetimeve live, pavarësisht se cili flet brenda parlamentit.

Por çuditërisht sot, në kuvendin e PD-së ka ndodhur e kundërta. Ndërkohë që Berisha po fliste para shtypit, gazetari Isa Myzyraj e ndërpreu: ‘Zoti Berisha….po del Argita”.

Lideri demokrat nuk e kontrolloi dot veten, gjysëm i përkëdhelur si prind dhe gjysëm i surprizuar si prijës. Ai qeshi me siklet, e humbi pak toruan dhe i ra shkurt prononcimit të vet, për të lënë projektorët të drejtoheshin nga e bija.

Argita Berisha pati sot premierën e një paraqitjeje publike në forumin më të rëndësishëm të PD-së. Pak javë më parë në Top Story ajo i ishte përgjigjur një pyetjeje të gazetarit Robert Rakipllari se nuk kishte ndryshuar qëndrim dhe se nuk kishte ndërmend të futej në politikë.

Për më shumë video si kjo poshtë bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Por, fjalimi që Lapsi.al analizoi këtë të shtunë në kuvendi, përpara delegatëve demokratë, ishte krejtësisht në sens të kundërt. Thelbi i tij qëndronte tek të këqiat e mosangazhimit të qytetarëve të fokusuar në interesa të tjera, ndërkohë që në Shqipëri po instalohet një regjim që s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë. Berisha- Malltezi e shpjegoi edhe më pas për gazetarët thelbin e fjalimit të saj: “Nëse ka një të keqe që vjen, ajo është e keqja që vjen butësisht, keqësisht, kur ti mendon se nuk duhet të reagosh se është një gjë e vogël dhe banale. Por, në fakt e keqja bëhet imponuese pikërisht kur ti e ke neglizhuar” tha ajo.

Të gjitha pronat që iu sekuestruan Jamarbër dhe Argita Malltezit (VIDEO) 

A ka një tezë më politike sesa kjo dhe një trampolinë më të menduar për tu zhytur në një betejë opozitare?

Ndoshta pikërisht se ndjenë këtë, gazetarët e ndërprenë Sali Berishën, duke kuptuar se lajmi i ditës kishte kaluar tek e bija e tij. Ky i fundit, që e ka përgënjeshtruar vazhdimisht kalimin e stafetës të PD-së tek fëmijët e përsëriti edhe sot këtë tezë.

“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim, në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta” tha ai duke e përmendur të bijën me mbiemrin e bashkëshortit.

Por sërisht pyetja shtrohet, pse vajzës iu dha sot një rol që Berisha nuk kishte pranuar ti’a jepte për 30 vite? Çfarë ka ndryshuar dhe cili është qëllimi i kësaj kthese?

Një shpjegim është gjendja e vështirë që po kalon familja e saj, kur mendohet se i shoqi, Jamarbër Malltezi, u burgos dhe po hetohet vetëm se është dhëndër i një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA. Një rol më publik dhe një identifikim me PD-në mund ti jepte më shumë rol gruas-avokate, në mbrojtjen ndaj tij.

Një version i dytë lidhet me daljen e fundit të Argitës në emisionin e Grida Dumës, për të shpjeguar aferën e privatizimit të klubit Partizani. Burime shumë pranë familjes Berisha thanë për Lapsi.al, se kur kjo është diskutuar në rethin e ngushtë, të gjithë kanë qenë në konsensus, se Argita e mbrojti këtë çështje në më nyrë më të ftohtë, më argumentuese dhe më në detaje sesa i ati. Fakti se ajo e fitoi debatin u duk qartë edhe në reagimin e gazetarit më pro qeveritar të momentit, italo- shqiptarit Carlo Bollino, që i kritikoi kolegët se e lanë Argitën të mbrohej mirë. 

Bollino godet Gridën, Rakipllarin dhe Anila Hoxhën për emisionin me Argitën 

Kjo provë përballë publikut të gjërë mund ta ketë bindur Sali Berishën ti hapë rrugën asaj. Logjika mund të ketë qenë kur e bën njëherë dhe për një çështje specifike, nuk ka arsye pse mos ta bëjë gjithmonë.

Në vitin 2005, kur shpalli rinovimin dhe krijoi KOP-in, pëe të ardhur në pushtet, Berisha i dha një rol të fortë në prapaskenë së bijës. Pjesa më e madhe e shokëve të saj iu bashkuan partisë dhe u bënë menjëherë ministra. Mes tyre shkëlqeu Lulzim Basha që filloi të projektohej që atëhere si pasardhës. Por dështimi me njeriun që i kishte falur gjithçka, por që e gotidi pas shpine në çastin më kritik të jetës së tij mund ti jetë bërë mësim doktorit, që me sa duket nuk ka më mjekim për ta shëruar opozitën. “Më mirë se shoket e tyre ja ku kam vetë fëmijët, gjaku s’bëhet ujë” – mund të ketë menduar Berisha që sipas thënies së famshme të Majakovskit e identifikon partinë me veten.

Argita Malltezi: E vërteta për Lulzim Bashën dhe hyrjen time në politikë 

Dhe kështu ai mund të ketë menduar të provojë me Argitën. Filimisht në media dhe pas kësaj prove të parë, direkt në podiumin e PD.

Natyrisht, me gjasë gjithçka është në fazën e eksperimentit, pasi katapultimi i Argita Malltezit drejt majave të PD-së, ndonëse kuron paranojën e Berishës për një pasardhës tjetër besprerë, ka edhe anë negative. Së pari, ai përforcon tezën kryesore të kundërshtarëve që e akuzojnë se po e përdor PD-në për veten dhe për familjen. Dhe së dyti, ai mund të bëhet bengesë për zgjerimin e partisë. Nëse njësoj si në 2013, kuptohet se vendi i pasardhësit është i paracaktuar, kjo gjë mund ta ftohte grupin e deputetëve që u larguan nga Basha, me argumentin se ai nuk e lëshon karrigen.

Prandaj ka të ngjarë, se më shumë sesa një projekt i vendosur, surpriza e kësaj të shtune, ngjitja në skenë e Argita Berishës, të përbëjë më tepër një test.

©Lapsi.al 

  

 

 


63 Comments

  1. Po jo nuk ka mundesi.
    Ai rropatet e lodhet vetem per ne.
    Per popullin e vuajtur.
    Eshte fat i madh qe kemi nje lider te till.
    Pastaj zonja Argita tha qe nuk ka asnje ambicje te till.
    Tani, nese populli ka deshir te madhe qe ajo te behet kryetare partie. Pse jo.
    Se keto pune keshtu behen.
    Cdo populli, ben partia.
    C keni ju nese populli do.
    Populli mezi po e pret. Packa se nuk e dinte.
    Ama tani qe e mori vesh.
    Tani po. Tani populli e vendosi.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Për karat patronazhistë!

      Kudo në botë njhen rastet e trashëgimisë politike brenda familjes!

      Familja, Bush, Kenedy, Klinton, Papandreu, Micotaqis e tj e tj

      1. Po o koqe,
        Po asnje nga keta nuk e trasheguar vendin nga prindi !
        Kane marre pjese ne gara te hapura partish te hapura, ku realisht fitojne me te pelqyerit.

        Diten qe do na mbushesh mendjen qe ne PD mund te fitoje dikush qe nuk e ka e ka zgjedhur Sala, atehere po, dhe Malltezi mund te quhet e zgjedhur demokratikisht!

    2. Nuk e di se si i ka shpëtuar Lapsit të komentojë “fjalimin” e Bylykbashit.
      Mbaj mend se i biri i Kiço Ngjelës, për protestën e dhunëshme të Ramës në 21 janarin ku ngelën të vrarë 4 vetë, pat deklaruar se nuk është asgjë që të vriten edhe 1400 socialistë për të rrëzuar Berishën e sjellë në pushtet Ramën.
      Bylykbashi e çoi më tej martirizimin e “popullit demokrat” për të kthyer në pushtet Berishën.
      Me një histori banale të sajuar sikur qenka rëfyer tek një deputete europiane, e dëgjuam të thotë se “populli demokrat” është i gatshëm të flijojë gjysmën e tij, për të kaluar “lumin” në sulm kundër armikut Rama.
      Po të nisemi nga votat që mori në zgjedhjet e fundit të majit, i bie sipas Bylykut, që nga 500 mijë “berishistët”, gjysma e tyre, dmth 250 mijë , janë të gatshëm të japin jetën që Berisha të bëhet serish kryeministër.

    3. E konfirmoi Alfred Lela sot në Open me Eni Vasilin. ‘Të gjithë demokratët do futen në pajë dhe do dorëzohen personalisht nga Sali Berisha te Argita Berisha si trashëgëmi familjare’ – that Lela – ‘por demokratët do jenë në një thes të mbyllur në momentin e dorëzimit te Berisha2 sepse janë pak si shumë të zhurmshëm’.

      Sipas të dhënave që kam unë si gazetar, demokratët so nxirren nga thesi një nga një dhe do trajnohen për tranzicionin në sloganin e ri nga “o Sali, o hero…etj etj” në “o Argita o mbretreshë, po e bën Edin me qeshë”. Kjo e fundit akoma nuk është dakorduar, por janë ditët e para.

    1. Ju baxhello te kuqe pjelle chobenesh barkthate dhe chingiesh te bordellove te tiranes…..
      rruspie patronazhisto- narkomane qe mbroni thonjpareren e kristaqo perdhunuesit…..
      Behuni te gjitha bashke dhe sulmoni Dr. Berishen me indietro….
      Pirdhjani koqet.
      Ju doni nje Pinochet qe t’u beje derman…
      Argita dhe i ati nuk jane xhelate.

      1. Hajde parti hajde.
        Po ndodhi kjo. Do jet goditja perfundimtare per pd.
        Po dhe cudi nuk eshte. Se keto koh po i bejn reklam argites.

        1. Po ca rendesie ka. Se kush e mer ate parti rreck.
          Le ta mari edhe Armina.
          Do jet njelloj si partit e tjera qe ne kemi plot. Nje nga ato parti si ka Nard Ndoka.

  2. Kush do dal e do thot tani.
    Qe saliu po mbron familjen e tij.
    Ja pra, ai ka vetem hallin ton.
    Do na ler ne duar te sigurta.

  3. E pa mundur që patronazhistët të supozojnë e t’i quajnë për të vërteta tymnajat që vetë i shpikin dhe vetë i diskutojnë një gjë që është tejet e gënjeshtërt. PD nuk është parti që trashëgohet. Berisha nuk është monark . Shikoni kumandarin tuaj që është bërë i tillë e që bën si të dojë te rilindja.

  4. Po, edhe ne se, keta qe kundershtojne kete thashethem qe e shplkin, a e dine se sa trashegimtare me zotesine e tyre politike, jane bere udheheqesa partishe e shtetesh.Shembujt jane te gjalle e po japin me shume nga ata qe jane trasheguar.Kjo ne demokraci eshte konkurence e jo trashegim.Me gjithate, tundeni deren, se pune tjater nuk kini.Te nesermen na shpifni ndo nje tjeter fantazi, qe si e si te injoroniPDne, me avazin e patronazhisteve, e kelysheve te ardhut, trasheguar nga morrat e kuq.E hajde mos tu thuac,,, BIRA KURVI.

  5. Ca gallate.
    Ne 2025 saliu e le partin, se i ka shanset 0 per te fituar. Dhe satatusi nuk ja lejon.
    Por 2 muaj me von, ne kuvendin e rradhes.
    E mer vajza.
    Dhe kush do ishte keshilltari me i mire per vajzen? Babai.

  6. Argita po del për ti bërë jehonë sulmeve politike te skapit dhe gjkko që njerëzit ta shohin që rama te fut më burg politikisht. Dhe qe te reagojnë

  7. Ha ora qe krisma ska pasur. Vetem per hallet e demokrateve mendon ky. Mesi mblodhi 1000 veta. Edhe farefisin te kishte thirrur do ishin ber me shum. I’m shkun leket dem per sallen e kongreseve.

  8. Kjo s’do mend! Normale që do e trashëgojë në familje. Pse për çfarë po mundohet babi plak në moshën 80 vjeçare? Për Jozefina Topallin :)?.

  9. Nese e votojn le te zgjidhet. Familja Bush ca ishte. Problemi esht te mesohemi me voten e lire e te rregullohet ekonomia

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Pse o kar a nuk ishin dinasti politike!!?

          1. Jo me Jezuin krahasohet rama si revolucionar reformator i cili thot jam me i miri sot per sot…

  10. Talibanet e shqupit jane bo per gjynof.
    Per cdo 6 muj Mullah Omari plak i fut nganji piruete dhe talibanet fillojne a hajne mutin e vet. Argita, Gaz pederasti, Lulqimi…. burnesha… hajdaresha….

  11. Ando besoj jeni kenaqur sot, nuk po ju shkon mundi kot. Ne mbreterine e Demokrateve u promovua trashegimtarje e fronit Argita Sali Jongu.

  12. LIRIA

    Sikur politikan tepër i rëndësishëm të isha,
    sikur në një fron mbretëror prej ari të rrija,
    edhe sikur një yll hollywoodi të bëhesha,
    Asgjë nuk më vlen kur më mungon liria.

    Sikur Zoti supozojmë se do ekzistonte,
    edhe sikur një mysliman Krishtin ta njihte,
    sikur e vërteta e madhe të mos çensurohej,
    vetëm liria për ta thënë zgjidhja do ishte.

    Kështu nuk do kishte më gënjeshtra,
    dhe veç e vërteta do ishte mbret,
    me besim më nuk do na mashtronin,
    dhe shpresa do kishte vlerë vërtet.

    Prandaj rruga më e mirë është liria,
    për lirinë luftohet ajo çmim nuk ka,
    konformiteti të bën të jesh skllav,
    dashuria shpeshherë të bën budalla.

    Sa kohë njëriu është gjallë e jeton,
    mund të thyejë pa frikë çdo zinxhir,
    veç gënjeshtrën si aleat nuk mendon,
    e vërteta e ndriçon dhe e bën të lirë.

    Sekreti i lumturisë është liria,
    gjithkush ka të drejtë të jetojë siç do,
    sekreti i lirisë është guximi,
    plotëso nevojat dhe guxo jeto.

    Kur nuk je i lirë që ndonjëherë të gabosh,
    nuk mund të jesh plotësisht i lirë,
    kërkimi i lirisë mund të bëjë peng dëshirash,
    disiplina shpeshherë të bën njeri më të mirë.

    Nëse s’je i lirë poet nuk quhesh,
    shëmbe murin e frikës më të madhe,
    askujt s’i hyn në punë e s’i duhesh,
    kur bën thjesht vargje për para e halle.

    Liria është e rruga për të përparuar,
    është fryma e jetës pa të zëre s’jeton.
    Çfarë do paguaje ti për të jetuar?
    Lirinë pas vdekjes dot s’e gëzon.

    1. Interesante! Pra a mund të jetë shpresë Berisha, që i mungon liria? Që është familjarisht NonGrata dhe nën hetim? A mund të jetë akoma Saliu shpresa për një Shqipëri më të mirë, kur në 2013 e hoqën me një milion vota kundër? JO. Çfarë mund të jetë i gatshëm Berisha të “paguajë” për lirinë e tij? A mund t’a shohim atë personalisht bashkë me Argitën në grevë urie mes bulevardit në çadër? S’besoj! A mund të bëjë protesta të fuqishme popullore të pandalshme? S’besoj se nuk i vjen njeri përditë më shesh. Duhet para e madhe çdo ditë të sjellësh njerëz në shesh për protesta personale. Marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët Saliu e kaloi në heshtje , se e bëri dhe Tajani për një lek (ndoshta edhe e ka kërcënuar me NonGrata italiane), por ama italianët i çuan edhe një deputet të Forza Italias në Kuvendin e foltores (për përshëndetje). Sidoqoftë dihet që nëse foltorja nuk e çon marrëveshjen Rama-Meloni në gjykatë kushtetuese, atëherë në zgjedhjet e 2025, më Lezhë do dalin me zero vota. Por edhe në Shqipëri do reduktohen më shumë pak deputetë. Dhe në fakt, Rama po luan bukur me Saliun, e mban zvarrë gjasme çështje në gjykatë, i lë ndonjë kockë jashtë , që të sorrollatet si zombi, kështu e lë opozitën të përçarë. Ata të Spakut nuk i çojnë kërkesën në parlament për heqjen e imunitetit e kështu Saliu vazhdon teatrin qesharak duke mos u paraqitur me justifikimin se shkel kushtetutën. Por , problemi është që Saliu s’është shpresë e si i tillë s’mund të sjellë opozitën më pushtet. Po ku i plas Saliut! Atij i mjafton të jetë me imunitet ndaj burgut. Të jetë familjarisht i lirë dhe mos t’ja sekuestrojnë pasurinë e grumbulluar me “ndershmëri”! E për këtë i duhet gjithë partia në shërbim dhe si mburojë.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Bravo “Molla e Dijes”

      E bukur si përmbajtje dhe si poezi, por patronazhistët nuk e njohin konceptin liri, si nuk e njihnin dikur skllevërit.

      1. Liria nuk eshte monopol i askujt aq me teper i autokratit 32 vjecar ne politike i shpallur non grata per minim te demokracise. Poezia me pelqeu por duhej shfaqur ne nje kontekst tjeter se sklleverit e Sali Edvin Kulles e keqkuptojne.

  13. Sa i paska djegur fjala e Argites ketyere kelysheve, sa spo lene fantazi e trillim nga urrejtja ndaj Berishes. Si llum , larva, me shprehje si keto qe shkruajne ne komente jane aqe urryes sa gati nuki bejne tradhetare demokratet. Kjo lloj rrace sekti, patronazhistesh eshte fare qarte ushtria e krimit, bandava, hajduteve te pushtetit, sepe, cfar, e si vepro partia e shkerdhatokracise, me veprimet e ngjarjet nga me skandaloze qe kane ngjare, e ngjajne, parti e njishit, qe e vertetuar tashme, me paturp i sulen opozites me shpifje e trillime nga me skandalozet. Me pare, le te na thone se nga vijne, cbindje kane.E dine, qe e tere ajo parti kodoshesh rrjedh dhe eshte nga bije kodosheh, kriminelesh e tradhtaresh, e kete rruge ka ndjekur, e ndjek krye maskarai, banditi, hajduti, korruptuesi, anti kombtari, Rama, kete shihni ju zarbot zvaranike, kelyshe te kurvit.

  14. FOTO: Pamjet tronditëse të Trebickës së vrarë, baxhanaku i Berishës në morg, tabulatet e celularit të Shkëlzenit, fakset e Aldo Bumçit. GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!O kari salihut Bushi i vogel nuk mori partine por u votua nga populli si president

  15. FOTO: Pamjet tronditëse të Trebickës së vrarë, baxhanaku i Berishës në morg, tabulatet e celularit të Shkëlzenit, fakset e Aldo Bumçit. GËRDECI siç nuk e kemi lexuar kurrë!Po largohet nje kriminel serb non grada dhe po vjen nje serbe grua me non grada,kjo quhet politikovicidolasececene e instaluar ne tironi,shporruni nga tirona o familje mafioze e kriminale.

  16. Ja, komentuesi i rojes se oturakut Rames, me ckoment injorant, qe duhet vizituar, se ka marre viruset e padronit. Me mire ore bire kurve, shih ate gjeriz, e ndreqe ate nese je i afte, se ju ka trullosur kasapi me droge e nuk po dini se cna shkruani.Bej hyzmet oturakut e letrave higjenike qe ti fshi buzet.Mere vesht qe je funderrine e kohes, e shoqerise soteme.Dukesh qe je kontigjent i kodosheve,,,,,,Pleh demokracie.

  17. Në Shqipëri do të fillojë të fryjë era e demokracisë, vetëm kur shqiptarët të dalin nga mendësia e mbivlerësimit të liderëve e kultit të individit që mbolli diktatura enveriste.
    Enveri ndonëse publikisht nuk përmendëte kurrë fjalën “unë” por fjalët “partia” e “populli”, në emër të partisë e të popullit vrau e burgosi dhjetra mijëra shqiptarë , shumë prej të cilëve akoma edhe sot nuk ju dihen varret.
    Berisha ndryshe nga ai , e përmend emrin e tij në vetën e tretë, “kështu ka thënë apo kështu ka bërë Sali Berisha” e në vetën e parë , “unë e kam bërë këtë ligj” , ligjet e mija janë “demokratike”, “unë kam bërë këtë e kam bërë ate”.
    Ama thotë që Partinë demokratike e bëmë ne apo e bëri Azem Hajdari
    Dymetroshi me brekushe, është tjetër kallëp.
    Ai flet e vepron në emër të tij, pa ju referuar as partisë e as popullit, as Kuvendit , e as qeverisë.
    Atij i është mbushur mendja se i ngjet Ismail Qemalit e bile si me shaka thotë se ai është gjyshi im, e meqë emri i plakut të Vlorës është bërë simbol i Rilindjes patriotike shqiptare, emrin e “rilindjes” ja ka vënë partisë që drejton, ish partisë së punës së Enverit, duke “haruar” se kjo parti i burgosi e vrau pothuajse të gjithë rilindasit, gjithë firmëtarët e pamvarësisë.
    “Rilindasi” dymetrosh, ndryshe nga rilindasi hero i patriotizmit shqiptar, Ismail bej Vlorës që ndejti në pushtet më pak se një vit, e ka ndarë mëndjen që të thyej rekordin e Enverit , të Kastrove të Kubës, Putinit të Rusisë e Kim Jongëve të Koresë së Veriut, duke aluduat hapur se unë do të jem në pushtet deri sa të më zëvëndësojë Zahoja.
    Liderit të djathtë Berisha i është mbushur mëndja se e vërteta vjen tek e treta.
    Shqipëria do të merka frymë lirisht demokratisht, vetëm nëse ai rivjen në pushtet për herë të tretë në moshën 81 vjeçare.
    I treti nga “liderët”, është akoma më qesharak.

    Komunisti bektashi nga Skrapari, ngre e ul krahët lartë e poshtë , duke u betuar se “unë do ju a pres duartë cilitdo që vjedh vota”, duke “haruar” se është vetë kampion i blerjes së votave me para.

  18. Mos ke harruar ndonji shpreje edhe me demokratike qe ka thene Berisha, as per pushtet e as per parti, por,,, per demokraci , drejtesi, e per kete vendos sovrani, e jo opinioni.Ne parim, ashtu komentohet, kur problemin e paraqesin te tille, e sa per moshen eshte relative me aftesine, vullnetin, te cilen Berisha besoj ua ka treguar e tregon cdo dite politikisht e moralisht.Per trashegimerine, as qe varet nga ai, sepse, stasi e rregulli demokracise eshte vota demokrateve, e forumeve te saj. Andaj, vorbules se hapur ne komente virini kapakun, e shihni poshtersite e ketij pushteti e partie zuzaresh qe me stilet e baballareve, kodoshe, hedhin ne trg cdo dite nga nje trillim, shpifje per te larguar njerezit nga bemat e tyre.Po cnjerez, popull jemi, kur kemi para e ne krye qeverine me mafioze e bandite, gjejme kohe te kapemi me opoziten, edhe kur ky pushtet spo i le qindin me, e pa ligje duke e perdhosur, e percare.Cdo popull ne rradhe te pare, eshte ne opozite me qeverine, e shpresat tek opozita, tek ne, ndodh e kunderta, sepse akoma skemi arritur emancipimin demokratik te popujve te tjere, shitemi e blihemi kollaj.Fatkeqesia eshte e trasheguar, fatkeqesia qenka shkruar te durohet, e biles, nga disa, e jo pak te na levdohet nen mashtrimin, e maskarallekut te pushtetit.

  19. Shume mire ka bere, madje eshte vonuar ca per te marre PD mos ta lere ne dore te Lulushit! Garen e ka me Bardhin por besoj se duhet te behet kryetare e kesaj partie qe t’ia zbuse imazhin dhe ta votojne ata qe nuk e duan Saliun si i vjeter ne moshe! Me pelqen perfshirja e saj si femer ne politike, dua te besoj se ka shume per te dhene e per te bere qe te ndalet makineria zhvatese e PS ndaj Shqiperise! Me mire vone se kurre, suksese znj. Argita

    1. Dokumentat tregojnë se në vitin 1994 Jamarber Malltezi dhe Argita Berisha, dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, kanë shkuar për trajnime në Gjermani me paratë e Sorosit (2332 dollarë).

      – Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë marrë nga Soros për një aktivitet një javor 7350 dollarë.

      – Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar bursë nga Soros për studime në SH.B.A.

      – Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë sërish fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë.

      – Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesëmarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

      Të gjitha këto financime gjenden në raportet vjetore të Fondacionit Soros.Shqipkare te salihut tani mos bindje civile te gjithe ju qe luftoni per bythen serbe salih karaxhic berisha

  20. Na qeka merzit Gaz Bytha. Mendonte se do ishte ai trashegimtari. Po tani ku do shkoj Gaz Bytha. Perc andej e perc ketej, tani ngeli si klluf. I rrente mendja se Saliu do I linte kolltukun. Harroi qe PD dhe LSI jan parti biznesi familjar, ne dor te non-gratave.

  21. duke e vënë de facto këtë të fundit në rresht pas familjes Berisha dhe fatit të saj të paqartë. Votoi me shumicë “komuniste” rikonfirmimin e Doktorit në krye të partisë, i dha edhe më tej hov fjalëve për një hyrje në politikën aktive të vajzës së tij (edhe ajo e shpallur non grata nga SHBA), si dhe shmangu çdo analizë serioze për gjendjen dramatike ku ndodhet sot opozita

    1. Deputeti i Forza Italia ngre në qiell Tiranën para Berishës: Qytet i bukur dhe tepër i sigurt. Bie heshtja në Kuvendin e Rithemelimit

  22. Me ne fund, rikonfirmohet ndermarrja “Burrisha” shp.k.ari.
    Ah mer pis i ndyre, e rikonfirmove qe:
    -Porosite e ramizit dhe nexhmijes i kryve me sukses, dmth shkerdheve te djathten dhe nje komb te tere te shumevuajtur.
    – Pasi atyre ja u bere naten drite ramizit, nexhmijes dhe pjellave te tyre, mendove per bythen tende.
    – Kur erdhe me valixhe druni nga tropoja te ndihmuan Tironsit se nuk dije te ecje ne asfalt, dhe ti more qen e pis i ndyre e shkerbythe ndihmen qe te dhane, Zoti do te te gjykoje perpara se te ngresh kembet nga dielli dhe ketu do ti lash gjynahet.
    – Kush eshte ajo buzeshtremta perpara DEMOKRATEVE te vertete qe kane lene lesht per PD qe te dale e te beje si e para e PD. Nje pyetje mor qen i ndyre: Cili eshte kontributi i argites ne PD ???? Apo pse ka qene baba administrator i PD sh.p.k.
    – Ti e di shume mire, ashtu sic e dijne edhe nje pjese e konsiderueshme e PD, qe nga data 09.03.1997, TI e ktheve PD ne sh. a. e me vone ne sh.pk.
    – TE KEMI LENE PERENDINE

  23. Duhet te ishe me d te vogel me qe na u hiqerke si demokrati madh e kritizer jo i pjekur.Po PD,ne e dashke vetem me ata qe na paskan luftuar me arme, e per te kapur ndonje llokem pushteti,, e pra ja ti D ja komentues mund te jeshe si njeri nga ata qe kane percare PD ne, ne mos qofsh i rrethit kushurire, qe kur me shtrengo, me vjen mire. Mbase, ke zene ndo nje qoshke ofiqesh nga ato te ril Indjes, e me komentin, te takon sufllaqia, amma vetem ai qe shkruan nuk je. Kjo lloj njerezish hane me te tera pushtetet e partite, e kerkojme te ecim para, kurre, tradhetare kemi me shumice, kafshe me surrat njeriu, kujt ti besoce,,,,,.

    1. Argita Berisha është e vetmja rrogëtare në botë që arrin të kursejë 1 milionë euro nga rroga dhe dietat e saj dhe të bashkëshortit. Jo vetëm të kursejë 1 milionë euro, por ndërkohë të ketë apartamente në një lagje luksoze të Tiranës bashkë me babin, Vilën më të madhe në Gjirin e Lalëzit, 19 pallate nga 7 deri në 13 kate te ish-klubi Partizani, toka nga Mali i Dajtit e fshatrat përreth, etj. etj. etj.

      E megjithatë, kjo masë e stërmadhe pasurish nuk e pengon fare atë që jo vetëm të ankohet për lirinë e fjalës, por të na thotë se ajo është përfaqësuesja e shtresës së mesme të shqiptarëve.

  24. Janë ngritur të gjithë patronazhistët dhe të dehur nga aroma e hashashit dhe pluhuri i bardhë dhe në sulm të përqendruar kundra PD e Berishës. Për një fjalim që mbajti e bija në kuvend këta e vendosën që PD e mer Argita!!! Dhe po thanë patronazhistët e krejt e “vërtetë”!!! Dhe bëjnë dhe krahasime vulgare që as udhëheqësi unë i “ndritur”Enver nuk ka la trashëgim PP ndonji djali!!! O derëzinj !!! Po si do ja linte kur ai e konsideronte veten të pavdekshëm!!! E pastaj thonë se votua me votë komuniste!!! Po mirë o derëzinj. Po kumandari juaj i rilindjes që s’bën votime fare qysh t’ja vëmë emrin,??? Monark absolut që s’ka nevojë për votë!!! Shikoni mor halenë tuaj se po kundërmon keq , atë të bëni. Njerëz të pa ndreqshëm. Enveristë e ekstremistë. Edhe nëse ajo ka ambicje për të drejtuar ka të drejtën legjitime të hyjë në garë e të votohet. Boll ti nënshtrohet votimit të gjerë me garë në të gjithë demokratët.

  25. Fjalimi i Argita Malltezit? Fatbardh Kadilli: As Enxher Hoxha nuk vuri fëmijët në krye siç bën Berisha

  26. Kot lodhet plaku, ai ka marre fund vete dhe Gita nuk ka asnje kapital politik, thashethemet ishin qe do tja jepte Zenit partine por sic duket Armina ka me teper influence tek Zeni se sa Baca. PD-ja te shperbehet (se eshte kthyer ne parti familjare/krahinore) dhe te krijohet nje e djathte e vertete, me personazhe te rinj, nqs nuk duan qe Rama te behet mbret i ketij vendi. Alternativa tjeter eshte sigurisht (ajo qe ka me shume mundesi te ndodhe) gjerat te qendrojne keshtu sic jane dhe shqiptaret ta braktisin kete vend ashtu sic po bejne perdite.

  27. Na e mbushen me komente te partise kurve keta patronazhistet, cfar nuk ka ngelur pa shpifur e perlyer demokratet, se sa per demokracine, kjo tufe morrash te sektit, ngordhin vetem me nje dizenfiktim, por ashtu sic eshte pushteti me ishe, e trashegimtare, keta spiune komentuesish, patronazhiste, nuk jane me shumese o morra ne shoqeri, ose krimbat e gjerizit rilindas.Ne vend qe te shohin mushken e qeverise, se ne crruge e gjendje po na con, merren me Berishen sepse ai ne kete moshe vertet, por jane te pa numerta akuzat e denoncimet qe i ben ketij pushteti maskarenjsh.Sa per ate, si shprehje noon grata,

    1. “Vetëm Kim Youngu në Kore sot paraqitet me motrën, pavarësisht se ai është lideri suprem, ai paraqitet me motrën. Tani çfarë na ndodhi, në kuvend ai paraqiti vajzën. Atëherë ekzpozimi i Argitës në një instancë të lartë, do të thotë që i tregoj demokratëve testamentin e vdekjes politike. Në një farë mënyre ekspozojë trashëgimtarin e vetë. Madje, kam dëgjuar që Berishën do ta arrestojnë, por jo nuk arrestohet. Ai mund të ketë një masë arresti në shtëpi dhe ketë do ta thyej, jam i bindur”,

  28. Bodrum 10 mijë euro

    Bodrum 36 mijë euro.

    Truall 187 m2 në Tiranë

    Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe

    Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe

    Dyqan 33 m2, 26 mijë euro

    Jamarbri

    Apartament 375 m2 në Tiranë

    Apartament 372 m2 në Tiranë

    Apartament 346 m2 në Tiranë

    Apartament 373 m2 në Tiranë

    Apartament 356 m2 në Tiranë

    Apartament 201 m2, 225 mijë euro

    Apartament 112 m2, 150 mijë euro

    Apartament 208 m2, 93 mijë euro

    Apartament 195 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 459 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 379 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 510 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 500 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 375 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 107 m2 në Tiranë

    Tokë arë 13 mijë m2, Alltare Tiranë.

    Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro

    Truall 685 m2, Bashkia Berat

    Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684.

    Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36.

    Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684

    Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40

    Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192.

    Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4.

    Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani.

    Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684.

    Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000

    Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007

    Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë

    Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600

    63 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

    26 mln lekë llogari bankare, sekuestruar

    29 mijë USD llogari bankare, sekuestruar

    62 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

    45 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

    26 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

  29. po ky popull gomar opinionist dhe investigativ njekohsisht , …..kujt i perket,??? kush adhamull meret me te , a ja ka bere pyetje vehtes

  30. Shkrimi nder te tjera thote “Fjalimi qe lapsi.al analizoi…”.

    Care karin analizoi lapsi, ku ka lidhje lapsi me analizen dhe me gazetarine, lapsi eshte thjesht organ i familjes non-grata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *