• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për orientimin e saj se*sual

Paparazzi, Slider


Billie Eilish ka reaguar ndaj  një intervise të fundit që ajo bëri e cila u perceptua nga fansat si zbulimi i orientimit të saj se*sual.

“Mendoja se ishte e qartë që po flisja për orientimin tim se*sual” këngëtarja i tha Variety në tapetin e kuq. “Nuk e kuptova që njerëzit nuk e dinin”.

Në një profil të Nëntor Variety, 21-vjeçarja tregoi: “Jam e tërhequr fizikisht nga gratë. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga bukuria dhe prania e tyre.”

Më pas, ajo shtjelloi komentet e saj në tapetin e kuq, teksa bënte shaka: “Unë kam ende frikë nga femrat, por mendoj se ato janë të bukura”. “Është emocionuese për mua, sepse mendoj se njerëzit nuk e dinin, kështu që është mirë që ata e dinë”, u shpreh Billie duke konfirmuar gjithashtu, “Unë i pëlqej vajzat”.

Eilish ka dalë me disa njerëz të ndryshëm gjatë viteve, duke përfshirë reperin Brandon Adams. Romanca e tyre u shfaq në dokumentarin “Billie Eilish: The World’s a Little Blurry”, i cili u publikua në shkurt 2021.

Në të njëjtin dokumentar, ajo foli për ndarjen e tyre duke thënë se “thjesht nuk ishte e lumtur” gjatë lidhjes me të. Eilish më tej i tha People në atë kohë, “Unë nuk doja të njëjtat gjëra që ai donte dhe nuk mendoj se kjo është e drejtë për të.”

Artistja  më vonë u takua me Jesse Rutherford. Dyshja, të cilët kishin një diferencë moshe 11-vjeçare, filluan të takoheshin në tetor 2022 dhe u ndanë në maj. Pas ndarjes së tyre, ajo u pa e afërt me aktoren e “Love, Victor”, Ava Capri, e cila është queer, në një festë./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *