• |
ide | kryesore

ORARET/ Të hënën ndërprerje energjie në Tiranë, Kukës dhe Librazhd

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar këtë të diel se të hënën do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa qytete të vendit. Kështu OSHEE thotë se në Tiranë do të ketë stakime të energjisë.

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 4 dhjetor do të kryhen punime në disa fidera të NST Qendër, NST Vorë dhe NST Valias.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

09:00-13:00
Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”, rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko”

10:00-12:00
Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias

12:00-14:00
Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit” – citon njoftimi. 

Ndërprerje do të ketë edhe në Kukës.

“Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont të planifikuar në linjën 110kV Kukës – Kalimash, në datën 4 dhjetor gjatë intervalit kohor 07:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Kukës:
Pjesërisht: Bozhë, “Lagjia e Re”, Kodërlume, Gjinaj, Fejzuk, Censul, Domaj, Has, bashkia Kukës, Breglume, Pobreg, Gjegjan, Bardhoc, Morinë, Drinas, Shtiqen, Krenxë, Nange, Bushat, Bele, Topojan, Breki, Gjaferaj, Cernaleve, Kollovoz, Lojme, Nimcelë, Tejnimqe, Novosej, Stanë Novosej, Orgjost, Oreshke, Orcikel, Shishtavec, Borje, Turaj, Zapod, Kroi I Bardhe, Imqallar, Toroqic, Shtrezë, Grudallar, Bicaj, Ujmisht, Ram, Muje” – thuhet në njoftim.

Ndërprerje do të ketë edhe në Librazhd.

“Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në linjën 110kV Prrenjas – Hec Egnatia, në datën 4 dhjetor gjatë intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Librazhd:
Pjesërisht: Stravaj, Bratile, Dritaj, Farret, lagjia “Cërrit”, Prrenjas fshat, Rashtan, Shqiponjë, Stranik, Vishok, Zalltore, Qukës, Fanjë, Bërzeshtë, Kakavec, Mimoje, Plizë, Poshoshnik, Sopoti, Vranezhë, Ura e Lushit, Ura e Bushtricës” – thotë njoftimi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *