• |
ide | kryesore

Lazio, vijnë “masat” e njoftuara nga Lotito: ja kush është i përjashtuari i parë i presidentit

Sport
Lotito



Fitorja e ngushtë 1-0 e Lazio të shtunën kundër një Cagliari, të reduktuar në 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta, nuk kënaqi askënd. Tifozët të parët, që mbuluan skuadrën me kritika pas fishkëllimës së fundit të arbitrit. E aq më pak presidentin Claudio Lotito, i cili doli hapur në krahun e tifozëve, duke kërkuar një shkundje të menjëhershme të ekipit.

Dhe duke folur pas ndeshjes, pronari bardhekaltër lajmëroi për “masa” që duheshin marrë për të ndryshuar gjërat. E thënë e bërë, sepse sipas Il Messaggero, tashmë ka një përjashtim të parë të rëndësishëm, në funksion të ndeshjes për 1/8 e Kupës së Italisë, që do të shohë nesër Lazion përballë Genoas së Gilardinos.

JA KUSH ËSHTË I PËRJASHTUARI NGA LOTITO

Pas fitores minimale kundër Cagliari, Lotito ishte mjaft i qartë: “Tifozët kanë të drejtë që të fishkëllejnë, sepse nuk mund të fitosh me 10 kundër 11 ashtu. Tekniku nuk ka të bëjë fare me këtë. E tani duhet të merren disa masa”. Sipas atyre që janë në dijeni, presidenti i bardhekaltërve ishte veçanërisht i zemëruar me lojtarët zëvendësues, të cilët dhanë pak ose aspak për çështjen. Është alibia e ndeshjes së Champions League kundër Celtic, e luajtur vetëm 4 ditë më parë, që ishte ezauruese fizikisht dhe mendërisht, por jo për të gjithë.

Lexo më tejImmobile, dygolëshi mund të ndryshojë sezonin e Lazio: “Shënova me tifozët”

Në fakt, siç shkruan gazeta Il Messaggero, “Për shembull, Vecino kishte pushuar, nuk kishte luajtur kundër Celtic Glasgow”. E pavarësisht kësaj ndikimi i tij në ndeshjen kundër Cagliarit ishte praktikisht zero. “Uruguajani është stërvitur veçmas këtë mëngjes – sqaron gazeta romane – e nuk mori pjesë seancën përfundimtare këtë pasdite. Sipas të dhënave, nuk ka asnjë dëmtim themelor, por arsye disiplinore për të cilat klubi mund të vendosë ta përjashtojë atë nga thirrja për 1/8 e Kupës së Italisë kundër Genoas, nesër në mbrëmje në orën 21:00”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *