• |
ide | kryesore

Degradimi i parlamentit/ Si po “noterizohen” ligjet në pak minuta në kuvend

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një orë mësimi e Lindita Nikollës kur ishte mësuese gjimnazi zgjaste më shumë se një seancë parlamentare në këtë fundviti.

Vendimi i  opozitës për të mos pranuar më refuzimin e komisioneve hetimore ka nxjerrë zbuluar faktin se mazhoranca e përdor kuvendin thjesht për noterizimin e ligjeve që ka përgatitur vetë. Gjatë muajit nëntor, janë zhvilluar 4 seanca, më e gjata prej tyre ishte 22 minuta.

Pamjet e seancës në datën 2 Nëntor, që zgjati 22 minuta

Në seancën e datës 2 Nëntor socialistët u përpoqën të zhvillojnë një seancë sa më normale. Mes tymit dhe rrëmujës, Ministri i Financave lexoi një fjalim të shkurtër për buxhetin dhe Lindita Nikolla kaloi menjëherë në votim.

Opozita kishte bllokuar foltoren me grumbullin e karrigeve, ndërsa Ervin Salianji ndezi një flakadan për të krijuar kaos. Socialistët votuan në këmbë, sepse nuk gjenin karriget e tyre. Ndërsa deputetët e opozitës grindeshin me gardën në përpjekje për të penguar zhvillimin e seancës normale.

Pamjet e seancës së datës 9 Nëntor, që zgjati 17 minuta

Edhe në seancën e datës 9 Nëntor situata ishte e njëjtë. Lindita Nikolla e nisi me përjashtimin e Saimir Korreshit nga parlamenti, ndërsa vazhdonte me kokëfortësi të lexonte projektligjet për tu miratuar. Në sallë, deputetët e opozitës shtyheshin me gardistët ndërsa grumbulli i karrigeve qëndronte para foltores së parlamentit.

Salla u mbush shpejt me tym, ndërsa socialistët vazhdonin me fjalimet. Në atë seancë u rrëzuan 6 projekligje të propozuara nga opozita, ndërsa ministri i brendshëm, Balla kërcënoi me ndjekje penale deputetët që pengonin seancat.

Pamjet e seancës së datës 20 Nëntor që zgjati më pak se 5 minuta

Në seancën e datës 20 nëntor, (VIDEO ME LART) si rrallëherë ishte në parlament edhe kryeministri Edi Rama. Prania e tij në sallë ndryshon gjithçka.

Nikolla është e telekomanduar nga sinjalet që lëshon Rama, ndërsa opozita bëhet më agresive. Prandaj seanca zgjati fare pak minuta, edhe pse po miratohej në parim ligji më i rëndësishëm i vitit, që është buxheti i vitit 2024 dhe ndryshimi i paketës fiskale. “Ç’keni pse nuk doni të flasim për rritjen e pagave” iu drejtua Nikolla deputetëve të opozitës. “Z.Noka je i përjashtuar” vazhdoi ajo kur pa Flamur Nokën që ndizte flakadanët në mes të sallës.

Ndërsa tymi nisi të mbuloje sallën, Nikolla kaloi në votim buxhetin dhe kaq ishte. Socialistët ngritën kartonat, ndërsa demokratët mbanin ngritur flakadanët. Në seancnë e shkuar, karrigia e Lulzim Bashës në parlament mori flakë, një pamje që qarkulloi në disa nga mediat më të mëdha të botës.

Pamjet e seancës së datës 4 dhjetor, vetëm 14 minuta

Grumbulli i karrigeve ishte vendosur si zakonisht para foltores së kuvendit, ndërsa Flamur Noka nisi t’i vërë flakën rregullores së kuvendit me çakmak.

Këtë të hënë ishte planifikuar të diskutohej për problemet e elektoratit, por deputetët e opozitës ndezën flakadanët dhe salla e kuvendit u mbush shpejt nga tymi. Herë pas here gardistët zgjasin duart për ti rrëmbyer flakadanët deputetëve të opozitës, ndërsa shërbejnë edhe si barrikadë e socialistëve.

E nisim me këtë situatë kaotike, në këtë situatë të turpshme ku tentohet të futet puna e kuvendit. Por ju nuk mund ta minoni punën e kuvendit” u tha kryetarja e kuvendit deputetëve të opozitës.

Lexo edhe: Parlamenti në flakë miraton buxhetin. Nuk dihet sa deputetë votuan

Lexo edhe: Në parlament po dhunohet opozita!

Vërejtjet e Nikollës, që i drejtohet deputetëve të opozitës me të njëtin ton irritues që u flitet nxënësve të padisiplinuar nuk pinë më ujë.

Seanca nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Disa fjalime mes zhurmës, një përjashtim i shpejtë i Flamur Nokës dhe deputetët u shpërndanë.

Kryetari i grupit parlamentar, Bledi Çuçi u tërhoq nga fjala për ta mbyllur sa më shpejt seancën dhe për të mos ofruar më skena të kaosit për publikun.

Po të llogaritet edhe që ligjet diskutohen online, ndonjëherë edhe nga makina, mund të thuhet se parlamentarizmi ka marrë fund.

Në mandatin e tretë, socialistët nuk i shqetëson fakti se ligjet po kalojnë në një situatë kaotike ku askush nuk merr vesh asgjë. E rëndësishme është që pamjet e kaosit të mos shfaqen në ndonjë media të huaj, që të prishë imazhin e Shqipërisë së 10 milion turistëve./Lapsi.al



22 Comments

  1. Si cdo diktature edhe kesaj te bandes sorrosiane, po i vjen fundi. Diktaturat kane 2 baza mbeshtetese qe i mbajne ne kembe, e brendshme dhe e jashtme. Keta bastardet ketu, jane pafamilje, padin e pa iman, te pafe, te pa atdhe, kane 0 mbeshtetje te brendeshme nga shqiptaret. Ata kane mbeshtetje nga jashte USA+UE, por, kesaj mbeshtjeje mafioze dhe mafiozeve nderkombetar, po i vjen fundi, sa per dhunen, terrorin shteteror, represionin, etj, per keto s’pyet mileti te merrzvarre, KAQ!

    1. Problemi eshte se kjo nuk po vjen nga mileti po nga halli Saliut. Dhe ne vend qe Rames ti vij fundi duket sikur po forcohet gjithmon me shum. Tani u thot edhe partnereve shikoni cben ky qe kur nisi hetimi per kete. Se problemi Saliut eshte qe nuk frymezon popullin po vetem ca qe i ka pas gjithmon gati tu. Se po te niste nga populli edhe un do thosha qe shyqyr po i vjen fundi. Po kam frik se sa te jet Saliu do jet edhe ai, eshte shum komod me Saliun verdall ai.

      1. Demek po te niste nga populli ,i paemeri patronazhist sufllaqengrenes do ishte ne radhet e para te protestes,por meqenese eshte nga Saliu me vazhdon me sufllaqet.Edhe per ngritjen e pensioneve e rrogave ,nese iniciohen nga “ nongrata” nuk na duhen

        1. Respekt per Edin qe po cmonton gjitha strukturat e ish sigurimit qe kishin zaptuar pd dhe te djathten shqiptare.

    2. Popull – te ka ikur mendja. Po flet njesoj si Berisha para dites se zgjedhjet lokale ne Maj. 0 mbeshtetje ne popull tha dhe Berisha dhe Partia Socialiste fiton pothuajse te gjitha bashkite duke perfshire Shkodren

    3. Bravo! Një ditë edhe kësaj bande sikur asaj bandës tjetër do ti vijë fundi.
      Rama në 2029 shkon në të sëmës.
      Kryeministër do të bëhet Erjon Veliaj.
      Edhe ky do të shkoj andej nga ka dalë në 2045.
      Zaho Rama do të jetë kryeministri i radhës dhe ky do të jetë më fatkeq se dy të parët.
      Do të mundet në zgjedhje në vitin 2057 nga nipi i Berishës, djali i Argitës dhe Jamarbrit.
      Deri atëherë patronazhistët do të bëjnë pallë ariu…..

  2. Titulli i plotë duhet të ishte: “Si po noterizohen ligjet për 5 minuta me ndihmën e revolucionit të non-gratës”.

    Arsyeja që Shqiptarët nuk përkrahin revolucione e kështu çmenduri naive kalamajësh është sepse e dijnë që nuk është nevoja. Revolucioni është në votë. Bëju i besueshëm, bëju i ndershëm, bëju i zoti, të japin votën. S’ka nevojë për revolucion.

    Ne s’kemi ç’bëjmë se na dalin ca mediokër për zgjedhje dhe jemi të detyruar të votojmë më pak të keqin, por se mos kujtojnë këta debila politikanësh se po na hedhin hi syve? Asnjëherë.

      1. Po qysh jo. Fiks e ka thene. Se nese te vjedh hajduti fajin e ke ti qe ske vene porten e blinduar,qe ske vene kangjellat ne dritare ore qe ke mbajtur leke ne shtepi. Çdo justifikim eshte i mire. Fajin e ke ti. Hajduti çfaj ka?

      1. Kjo eshte te krahasosh cilit mut i bie me pak era. Ne duam lule o shoku, jo bajga te sterperdorura qe mbushen dynjane.

  3. Cecenet e non-grates jane “njerez” te hurit dhe litarit pa din e iman, nuk dine ceshte ligji dhe rregulli.

  4. hahaha, sot Muli dhe Paloqja u kthyen ne origjinen e tyre primitive. Donin te benin nje zjarr bubulak dhe te kercenin rreth tij, duke ber worshipping per zotin e tyre, dmth Saliun (qe ti shifte icik ai). Po te shifje mulin me vemendje, me dor digjte shamira e me sy shifte se a po e shikonte shefi dhe si po reagonte. Bythlepires i rendomt si gjith ata te tjeret aty. I perdor Saliu si leter higjenike te gjith, me Bradhin filloi qe sot.

    1. bashkëpunimi nisi qysh tek dera e Kuvendit, ku Garda nuk lejonte Flamurin të fuste brenda bombat tymuese, kurse Gazmend Bardhi kujdesej që gardistët mos t’i fusnin duart Flamurit.

      Ky ishte një hap i ndrojtur por i rëndësishëm për të shëruar plagën e bojkotit në Kuvendin e Argitës.

      Brenda sallës, ky bashkëpunim u bë dhe më i fortë. Flamuri ndizte bombat tymuese dhe i mbante në dorë, kurse Gazmend Bardhi tregonte se ku mund ta hidhte, dhe përsëri nuk lejonte njeri t’i afrohej që ta prekte.Ti Populli je nj Loqe qe kurre nuk u poqe,salihu serb te ka qerruar dhe nuk shikon,por ngadale do salihu po te ben dhe shurdh,por per ideal te foltores se salihut ti vazhdo rrugen,tani fali dhe ditet nga jeta jote.

  5. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.

    Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga “bisturia” si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere. Ata që e mbajnë mend në organizatën e Partisë së Punës, vizatojnë disa tipare agresive të tij, të cilat shpesh kanë vënë në siklet kolegë të tij, të cilët teserën e partisë e kishin një mundësi për të qenë të qetë si mjek.

  6. Berisha, në atë kohë një komunist karrierist dhe agresiv, njeriu që përpiqej të afrohej me pjesën e inteligjencës që po promovonte familja Hoxha, duket shumë qesharak dhe i panatyrshëm në përuljen e tij ndaj Simon Stefanit, me të cilin nuk ka pasur dëshirë të dalë në foto as ndonjë komandant batalioni nga ushtria dhe jo më një mjek me rëndësi politike si Sali Berisha.

    Mjekut Sali Berisha iu desh një ditë në Ministrinë e Brendshme të bënte ekspertizën e “vdekjes” së Fiqret Shehut, gruas së Mehmet Shehut. Shënoi me qetësi ‘vdiq nga zemra’, ndërkohë që pamjet filmike të saj flasin për një të vdekur të gjallë nga torturat ç’njerëzore.

  7. VIDEO/ ‘’Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve’’, qytetarët pas thirrjes së Argita Malltezit: Të ngrihemi kundër saj, është hajdute

  8. ky vendim ka shërbyer vetëm për të ndihmuar Berishën të premtojë revolucion, dhe për të djegur në Kuvend, herë karriget e rivalëve e herë tavolinën e Lulzim Bashës.

    Ah po! Edhe për të bërë Argitën kryetare të partisë.

  9. “Në vitin 1979 Hysni Kapo ndodhej i shtruar në spital në Paris të Francës. “Ilaçi” më i mirë për gjyshin Kapo, që ia kishin çuar për ta patur pranë në ditët e fundit të jetës, ishte nipi 9 vjeçar. Për të treguar devotshmërinë ndaj Hysniut, Berisha “derdhi” gjithë përkëdhelitë dhe dashurinë e tij mbi Andin, madje duke u bërë edhe kaluar “mamit të mirë”, sepse… i lante atij edhe të ndenjurat.

    “Dy herë në ditë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *