• |
ide | kryesore

Thyen heshtjen babai i Naim Murselit: Mu vërsul të mos flisja me gazetarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
babai



Babai i Naim Murselit ka folurë për herë të parë pas zbardhjes së rastit të Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi ai ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t’ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. “Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë”. Të vetmin detaj atë kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë në media” – u shpreh ai.

I pyetur për momentin kur ka kuptuar se djali i tij akuzohet se ka porositur vrasjen, ai tha se ka qenë në një moment të vështirë dhe nuk ka pasur mundësi të përcjellë media ose të marrë informacione të tjera rreth ngjarjes.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha “mos jep deklarata se i prish hetimet”. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”

Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga Policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha “Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës”. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë” – tha ai. /Marrë nga Nacionale.com



3 Comments

  1. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    1. It’s not called narcissistic this man it is called sociopath which are much more dangerous than narcissists! So do some research yourself and stop posting this bullshit! Baaaaj

      1. Uxoricide (from Latin uxor meaning “wife” and -cide, from caedere meaning “to cut, to kill”) is the killing of one’s own wife. It can refer to the act itself or the person who carries it out. It can also be used in the context of the killing of one’s own girlfriend. The killing of a husband or boyfriend is called mariticide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *