• |
ide | kryesore

Kërkohej në Ekuador për vrasjen e Ilir Hidrit, arrestohet Remzi Azemi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për vrasje, është kapur në Maqedoninë e Veriut.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017.

Njësia Gjyqësore Kriminale, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të që në vitin 2021.

Ndërkaq, mediat ekuadoriane shkruajnë se gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që mundësojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim.

Kapja e tij u bë në bashkëpunim të Policisë së Ekuadorit me Interpolin. Azemi pritet të ekstadohet në Ekuador.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *