• |
ide | kryesore

Video/ Aubameyang jep spektakël me një gol e dy asist: Marseille thyen 3-0 Lyon

Sport, Video
Aubameyang



Rikuperimi i ndeshjes së shtyrë për javën e dhjetë të Ligue 1 mes Olympique Marseille dhe Lyon përfundoi me një fitore të pastër të vendasve 3-0. E vendosi Aubameyang, i cili në pjesën e parë shërbeu dy asist në harkun kohor prej katër minutash. Sulmuesi fillimisht pasoi për Vitinha në minutën e 21′ dhe më pas te Murillo në minutën e 25′. Pastaj, në minutën e 55′ shënoi golin e 3-0, që është edhe i dhjeti sezonal. Marseille ngjitet në 20 pikë në renditje (-2 nga zona evropiane) dhe i lë miqtë të fundit me shtatë pikë.

E VENDOSI AUBAMEYANG

Rino Gattuso kërkonte një fitore thelbësore për t’iu afruar zonës evropiane. Lyon, nga ana tjetër, kërkonte pikë themelore përsa i përket mbijetesës, duke u mbështetur te Cherkin e Lacazette. Rasti i parë ishte i Veretout, që goditi lart në fillim të takimit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21′, kur Vitinha u shërbye në zonë nga Aubameyang dhe nuk gaboi me të majtën. Presioni nga vendasit vazhdoi dhe katër minuta më vonë erdhi goli i dytë me Michael Murillo. Ai nuk gabon me kokë pas një ftese tjetër nga ish-sulmuesi i Arsenal. Në minutën e 34′ Harit kishte mundësinë të shënonte trisin i vetëm me Lopes, por portieri i Lyon reagoi duke devijuar në këndore.

Në pjesën e dytë ritmi ishte menjëherë i lartë, me Lyon që tentoi të shkurtonte diferneceën. Miqtë u bënë të rrezikshëm me Nuamah dhe Lacazette. Gjithësesi, ishte Aubameyang (me golin e tij të dhjetë në sezon) ai që e mbylli përfundimisht ndeshjen në minutën e 55′. Gattuso u qetësua në pankinë dhe lejon disa lojtarë të pushojnë në çerek orëshin e fundit. I riu Nadir goditi një shtyllë të bujshme në minutën e 90′, por rezultati nuk ndryshoi. Pikët e Marsejës bëhen kështu njëzet (dy pikë larg zonës evropiane), ndërsa Lyon mbetet gjithnjë e më i fundit me shtatë pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *