• |
ide | kryesore

OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës drejt kolapsit total

Lajme, Planet



Sistemi shëndetësor i Gazës është “në gjunjë” dhe pranë kolapsit total, tha në një deklaratë të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale…dhe një tjetër është në prag të mbylljes,” theksoi ai në një deklaratë tjetër duke iu referuar spitalit Kamal Adëan në Gazën veriore. “Kjo do të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës.”, shtoi ai. Të martën, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah akuzoi ushtrinë izraelite se kishte vënë nën rrethim spitalin Kamal Adëan.

OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori. Si rezultat, vetëm 14 spitale funksionojnë pjesërisht dhe tre funksionojnë minimalisht, ndërsa 19 kanë dalë jashtë shërbimit. Ministri palestinez i Shëndetësisë, Mai Al-Kaila tha të martën se asnjë nga spitalet në Gazën veriore nuk mund të akomodojë operacione kirurgjikale, ndërsa kapaciteti ka tejkaluar 216% në spitalet në jug



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *