• |
ide | kryesore

Video/ West Ham fiton derbin në shtëpinë e Tottenham: Newcastle turpërohet, Everton bën tris në 10 minuta

F1, Sport, Video
Everton



Raundi i mesjavës së Premier League përfundon me suksesin befasues të West Ham në derbin e Londrës. Hammers erdhën nga prapa për të triumfuar 2-1 ndaj Tottenham. Bowen (52′) dhe Ward-Prowse (74′) vendosën sfidën, pas epërsisë fillestare të Spurs në minutën e 11′ me Romero. Edhe Everton buzëqesh, duke i befasuar të gjithë dhe mposhtur Newcastle 3-0 falë golave të vonuara të McNeil (79′), Doucouré (86′) dhe ish-lojtarit të Udinese, Beto (96′).

TOTTENHAM-WEST HAM 1-2

Kriza është zyrtare: Tottenham nuk di më të fitojë. Mbërrin ndeshja e pestë pa sukses. E nëse barazimi 3-3 me City mund t’i kishte sjellë besim skuadrës së Postecoglou, humbja 2-1 në derbin e Londrës kundër West Ham i heq siguritë e mëtejshme Spurs. Megjithatë, ndeshja filloi menjëherë mirë për vendasit, në avantazh në minutën e 11′ me Romero që bëri rezultatin 1-0. Tottenham nuk arriti të dyfishonte epërsinë dhe në fillim të pjesës së dytë u barazua. 1-1 erdhi falë një rrëmuje që u zgjidh nga Bowen.

Megjithatë, goli që vendos derbin ishte një harakiri nga Spurs. Pasimi i Udogie prapa u kthye në një asist për Ward-Prowse, i cili fillimisht goditi shtyllën, më pas shënon në topin e rikthyer për t’i dhënë fitoren trofembajtësve të Conference League. West Ham ngjitet kështu në 24 pikë, -3 nga Tottenham që ka arritur vetëm një barazim në 450 minutat e fundit të Premier League. Dhe kjo është humbja e tretë radhazi në shtëpi.

EVERTON-NEWCASTLE 3-0

Everton mposht Newcastle 3-0, por është një sukses që vjen vetëm në 20 minutat e fundit të lojës, përfshirë edhe shtesën. Katër emra vendosën ndeshjen, por njëri prej tyre është i Magpies: Kieran Trippier, i cili bëri dy gabime në dy golat e parë të Toffees. Në minutën e 79′, në fakt, ish-lojtari i Atletico humbi topin dhe lejoi kundërsulmin e McNeil, që shënoi golin e 1-0. Shtatë minuta më vonë ndodhi përsëritja e situatës, por këtë herë McNeil shërbeu për Doucouré që nuk mund të gabonte. Në minutën e 96′, megjithatë, kishte lavdi edhe për ish-lojtarin e Udinese, Beto. Ai u aktivizua pak para 2-0 dhe shënon golin e tretë në shtesë, pasi asisitit të Patterson. Kështu Everton ngjitet në 10 pikë, duke u larguar nga zona e rënies pavarësisht dënimit me -10 pikë. Newcasatle mbetet në kuotën e 26 pikëve, në vendin e shtatë dhe -4 nga Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *