• |
ide | kryesore

Digjet shtëpia në Burrel, familje ngelet në qiell të hapur

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një banesë u shkrumbua plotësisht mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen e re të qytetit të Burrelit. Flakët dogjën gjithçka kishte brenda në banesë me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bërë nga shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Matit.

Familjarët tregojnë për News 24 se flakët kanë nisur nga çatia e cila për shkak se ishte me konstrukt druri, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë, ndërsa është shpëtuar nga xhaxhai i saj.

Trëndafile Frisku thotë se ajo vetë nuk ishte në banesë në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa kur ka ardhur ka parë që gjithçka kishte brenda ishte shkrumbuar totalisht.

Kryefamiljarja Trëndafile Frisku shprehet se ndërhyrja me zjarrfikëse ka qenë e shpejtë por ka qenë e pamundur të shpëtohet djegia e banesës pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era e fortë. Ajo ju bën apel të gjitha instancave shtetërore, OJF-ve dhe kush ka mundësi ta ndihmojnë pasi ka mbetur në qiell të hapur në stinën e ftohtë të dimrit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkandijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.

Po ashtu, specialistët e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Mat, kanë nisur punën për të bërë bilancin e dëmit të shkaktuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *