• |
ide | kryesore

Vrasja në Burrel/ Viktima kërkoi vajzën e autorit, por pas refuzimit e qëlloi me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit
detaje



Kanë dalë detaje të reja nga vrasja që ndodhi paraditen e kësaj të diele në një fshat të Burrelit. Ngjarja ndodhi në fshatin Vig ku 63-vjeçari, Islam Meta qëlloi për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin, Petrit Kuka. Mësohet se autori i vrasjes ka pasur konflikte të hershme me viktimën.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se gjithçka ka nisur në vitin 2009. Asokohe, 52-vjeçari Petrit Kuka, viktima e sotme, i ka dalë përpara me automatik një furgoni dhe ka hapur zjarr duke plagosur gocën dhe kunatën e Islam Metës.

Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër. Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën e Islam Metës kur ajo u fejua.

Kuka u dënua me 21 vite burg për krimin, por bëri vetëm 12 vite. Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për “larjen e gjakmarrjes”.

Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari Islam Meta ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin Petrit Kuka. Menjëherë pas vrasjes, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar policinë dhe ka treguar me detaje rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *