• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja në Burrel/ Viktima kishte bërë burg për plagosjen e vajzës së 63-vjeçarit

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur ditën e sotme në Burrel. Ngjarja ndodhi në fshatin Vig të Burrelit, ku 63-vjeçari Islam Meta qëlloi për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin, Petrit Kuka.

Mësohet se autori i vrasjes ka pasur konflikte të hershme me viktimë dhe të cilat kanë nisur që në vitin 2009. Asokohe, 52-vjeçari ka dalë një furgoni para dhe ka plagosur gocën dhe kunatën e Islam Me tës, me automatik (tezen e vajzës), dyshohet për motive të dobëta.

Autori në fjalë u dënua me 21 vite burg për krimin, ndërsa bëri vetëm 12 vite. Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për ‘larjen’ e gjakmarrjes. Por sot në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.

Ka dyshime se vajza e autorit ka pasur më herët një lidhje me viktimën e sotme. Menjëherë pas vrasjes, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *