• |
ide | kryesore

Dy fëmijët e Liridona Ademajt udhëtojnë drejt Suedisë, merren në përkujdesje nga shteti

Lajme, Të fundit



Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë. Burime për Klan Kosova konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjithashtu dje u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *