• |
ide | kryesore

OKB: Fëmijët në Gazë po përballen me kushte të tmerrshme

Lajme, Të fundit



Fëmijët në Gazë po vuajnë nga “kushtet e tmerrshme” dhe territori i përfshirë nga lufta vazhdon të jetë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët. Kështu deklaroi zëvendësshefi i agjencisë për fëmijët i Kombeve të Bashkuara.

Ted Chaiban, pas përfundimit të vizitës treditore në Gazë, tha se që nga vizita e tij paraprake në këtë territor dy muaj më parë “situata ka shkuar nga katastrofike në buzë kolapsit”.

Nëse vazhdon ky trend i përkeqësimit të kushteve, “ne mund të shohim vdekje si pasojë e konfliktit pa dallim të shoqëruara me vdekje për shkak të sëmundjeve dhe urisë”, tha përmes një deklarate zëvendësshefi i UNICEF-it.

Chaiban tha se të martën ishte takuar me një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Sama, në spitalin al-Nasser në Han Junis. Ajo po luante me miqtë e saj kur një copëz e predhës e goditi në stomak, duke bërë që ajo të humbte shpretkën. Tani, tha ai, sistemi i saj imunitar është komprometuar “në një zonë lufte të mbushur me sëmundje dhe infeksione”.

Dhjetë minuta më vonë, tha ai, u takua me Ibrahimin, 13 vjeç, i cili kishte qenë duke u strehuar në një zonë të cilësuar të sigurt, kur gjithçka kolapsoi. Dora e tij, që u lëndua rëndë, nuk u trajtua, dhe më pas plaga iu shndërrua në gangrenë dhe mjekët ia amputuan krahun.

“Disa orë pasi ne u larguam, shumë familje u larguan nga spitali al-Nasser, pasi luftimet u afruan më afër zonës”, tha Chaiban.

Lufta “ndaj fëmijëve” duhet të ndalojë, tha ai, duke përmendur shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.



4 Comments

  1. Eshte nje popull, i teri qe po vuan ne kushte te tmerreshme.Por, pyetja eshte se kush eshte ajo super fuqi qe do i nxjerre nga duart kriminale te Izraelit ata njerez te pa fajeshem.Katerciperisht eshte vertetuar qellimi ogurzi i tyre per gjenocid, pastrim etnik, pushtim, zmadhim i teritoreve cifute me tokat Palestineze, ashtu sic ka vepruar edhe me luftrat e tjera.Problemi eshte se a ka fuqi tjeter pervecse ketyre qe dime te ndalojne kete katastrofe te nji shteti ciban i krijuar enkas, ndaj etnise e kombit palestinez.Der me sot, hic, asgje, fjale, fjale imezot, e ne mos pas kraheve e nxisin kriminalittetin cifut ndaj atij populli.Sot, duan, sduan agresoret, kriminelet cifuto, izraelite, bota, mbare njerezimi eshte veteditur mbi ato barbarizma qe po sjellin katastrofe ndaj nje kombi, eshte ndergjegjesuar se kush eshte krimineli, e kush qendron pas gjithe kesaj kurajos izraelite, qe fatkeqesisht po yshtin per luftra edhe me te renda.Edhe mund te jete rrezik i madh, nga keta qe nxisin sherre te medha.

  2. cfar prisni ju ..Kthehuni historise se Amerikes per te kuptuar gjith rrethanat cfar ndodh ne Gaza dhe në gjithe vendet që jan në tollovi..
    Zoti befte drejtesi

  3. KU JANE ATO KURVAT BAXXHELLAT QE PRISNIN FLOKKET PER GRATE E IRANIT

    A JU QIFTE SORRROSI FISIN MOJ KURVA FLOKPRERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *