• |
ide | kryesore

Video/ Muçi në playoff, Legia i shkon pranë vendit të parë: Fiorentina mbron kreun në Hungari

Sport, Video
Muçi



Conference League ka njohur edhe skuadrat e para të kualifikuara në 1/8 e kompeticionit dhe ato që do të luajnë në playoff me skuadrat që zbresin nga Europa League. Ia del Legia Varshavë ku luan Ernest Muçi, që siguroi vendin e dytë, duke fituar 2-0 kundër AZ. Sulmuesi i kombëtares luajti 87′ por nuk arriti të shënojë. Fiorentina kualifikohet direkt, pas barazimit në Hungari 1-1 kundër Ferencvaros, ndërsa Fenerbahce ruan kreun me pokerin ndaj Spartak Trnava.

GRUPI E

Dy asist të Josue për golat e Ribeiro dhe Kramer lejuan Legia Varshavë të siguronte një vend në playoff të Conference League. Polakët e patën të thjeshtë me suedezët e Haecken që mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Indi në minutën e 53′. Muçi dhe të tjerët gati bënë goditjen për të parakaluar Aston Villa në krye të renditjes, por anglezët ia dolën të mbajnë një barazim 1-1 në Bosnje kundër Zrinjski Mostar. Villians e mbyllën me 13 pikë, një më shumë se Legia, dhe kualifikohen në 1/8. Muçi tani duhet të presë shortin me një nga skuadrat e renditura në vendin e tretë në Europa League.

GRUPI F

Në ditën e fundit të grupeve të Conference League, Fiorentina barazoi 1-1 në Hungari ndaj Ferencvaros. Italianët humbën menjëherë Gonzalez për shkak të dëmtimit (argjentinasi u largua me barelë) dhe shkuan në disavantazh në fillim të pjesës së dytë. Goli i Zachariassen në minutën e 48′ e zgjoi Fiorentinën, që arriti të besuarit e Stankovic në minutën e 73′. Ranieri barazoi rezultatin në 1-1, duke lejuar teknikun Italiano të fitojë grupin F (i vlefshëm për hyrjen direkte në raundin e 1/8). Në playoff shkojnë hungarezët me 10 pikë, të cilët nuk mund të arriheshin nga Genk, pavarësisht fitores 2-0 ndaj Cukaricki.

GRUPI G

Eintracht Frankfurt lëshohet në një humbje 2-0 në Skoci, që nuk i prish punë, duke qenë se PAOK ishte i pakapshëm. 4-2 ndaj Helsinki i ngjiti ata në kuotën e 16 pikëve, që vlen kualifikimin direkt. Gjermanët shkojnë në playoff, sepse pavarësisht fitores Aberdeen me 6 pikë, mbetet 3 distanca larg tyre.

GRUPI H

Fenerbahce mban vendin e parë me një poker ndaj Spartak Trnava. 4-0 e turqve, që e mbyllin grupin me 12 pikë sa edhe Ludogorets, që fituan 1-0 ndaj Nordsjaelland. Një parakalim në ndeshjen e fundit, që lë jashtë Europës Nordsjaelland, që deri në këtë sfidë udhëhiqte me 10 pikë.

Lexo më tej: Video/ ‘Baby’ Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk mjafton, Mourinho në playoff, bashkë me Xhixhën

Conference League Group E
Legia Warszawa 2-0 AZ Alkmaar
Zrinjski Mostar 1-1 Aston Villa
Conference League Group F
Ferencvaros 1-1 Fiorentina
Genk 2-0 Cukaricki
Conference League Group G
Aberdeen 2-0 Eintracht Frankfurt
PAOK FC 4-2 HJK Helsinki
Conference League Group H
Fenerbahce 4-0 Spartak Trnava
Ludogorets Razgrad 1-0 FC Nordsjaelland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *