• |
ide | kryesore

Video/ ‘Baby’ Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk mjafton, Mourinho në playoff, bashkë me Xhixhën

F1, Sport, Video
Roma



Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të katër grupeve në Europa League, me objektiva të arritura e për dikë pjesërisht. Si Roma e Jose Mourinho, trisi i të cilës ndaj Sheriff nuk mjaftoi për të marrë vendin e parë. Verdhekuqtë shkojnë në playoff, ashtu si edhe Qarabag i Redon Xhixhës. Sulmuesi ish-Tirana u aktivizua vetëm në minutën e 89′, por azerët fituan 2-1 ndaj Haecken për të marrë vendin e dytë. Humbet ndeshjen e dytë në grupe Liverpool, por këtë herë 2-1 ndaj Union, me një formacion të mbushur me të rinj, nuk i prish punë Klopp që mbeti i pari në grupin E.

GRUPI E

Reds ruajnë vendin e parë me 12 pikë, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Union St.Gilloise. Fitorja nuk është se i bën shumë punë vendasve, që zbresin në Conference League. Kjo sepse në ndeshjen tjetër Toulouse u imponua 1-2 ndaj LASK, duke u vendosur në vendin e dytë. 11 pikë për francezët, që do të luajnë në playoff me skuadrat që zbresin nga Champions.

GRUPI F

E vetmja ndeshje që kishte rëndëi në Grupin F ishte ajo në Rennes, ku vendasit u mundën 2-3 nga Villareal. Francezët kishin dy rezultate në tre, por morën të vetmin që nuk i duhej. Nëndetsja e Verdhë i parakaloi me një pikë më shumë, duke siguruar 1/8 me golat e Moreno, Akhomach dhe Parejo. Dy herë Rennes arriti rezultatin, por në fund doli i mundur. Në Conference League shkon Maccabi Haifa, që bëri të njëjtën arritje si Villareal, duke mundur Panathinaikos në shtëpi e duke i dalë një pikë përpara (5).

GRUPI G

Roma e mbylli fazën e grupeve të Europa League me një fitore të bukur, por të “padobishme”. Në ndeshjen e fundit të Grupit G, skuadra e Mourinho mundi 3-0 Sheriff Tiraspol, por e mbylli grupin në vendin e dytë pas Slavia Pragës. Kështu, në raundin tjetër Roma duhet të përballet në play-off kundër një skuadre të tretë të zbritur nga Champions League. Në Olimpico verdhekuqtë e nisën fuqishëm dhe në pjesën e parë shënuan me Lukaku (11′) dhe Belotti (32′) të asistuar nga Zaleëski. Pjesa e dytë ishte e mirë vetëm për të parë golin e të riut Pisilli (93′) që rrumbullakosi rezultatin në kohën shtesë.

GRUPI H

Kualifikim në playoff edhe për Qarabag ku luan Redon Xhixha. Sulmuesi nuk pati shumë hapësirë (1 minutë plus shtesë), por skuadra e tij mposhti 2-1 Haecken dhe u pozicionua pas Bayer Leverkusen. Gjermanët e mbyllën me pikë të plota 18, e pavarësisht se ishte i kualifikuar në vendin e parë, shkatërroi Molde 5-1. Norvegjezët shkojnë në Conference League.

Europa League Group E
LASK 1-2 Toulouse
Union St.Gilloise 2-1 Liverpool
Europa League Group F
Panathinaikos 1-2 Maccabi Haifa
Rennes 2-3 Villarreal
Europa League Group G
Roma 3-0 FC Sheriff
Slavia Prague 4-0 Servette
Europa League Group H
Bayer Leverkusen 5-1 Molde
Qarabag FK 2-1 BK Haecken



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *