• |
ide | kryesore

Kris arma në Selanik, shqiptarët përleshen me njëri-tjetrin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një shqiptari në Selanik gjatë mbrëmjes së sotme. Protothema shkruan se atentati ka ndodhur në zonën e Xirokrinit, në Selanik, në orën 22:00, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.

Dy persona kanë qenë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi tjetrin një herë në këmbë. Pas të shtënave autori me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur dhe arrestuar.

I plagosuri gjithashtu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital për të marrë mjekim. Zona u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur sapo viktima ka zbritur nga makina e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *