• |
ide | kryesore

“Nuk dua ta shoh me sy”, flet babai i Sokol Mjacajt: Kam vite që nuk e takoj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fran Mjacaj, babai i Sokol Mjacaj, i cili ekzekutoi të dënuarin Arben Lleshi brenda burgut të Peqinit ka folur për herë të parë për mediat.

Në një intervistë për Klan News, 77-vjeçari ka treguar se nuk do ta shohë më me sy të birin, madje thekson se nuk ka shkuar ta vizitojë që kur ai vrau dy turistët çekë.

“Unë e kam taku vetëm kur ishte në kampin (burgun) e Shënkollit, as kur ishte në Krujë nuk kam shku se nuk kam pas mundësi se jam i sëmurë. I vëllai e ka takuar dhe e ka ndihmu boll. Pas kësaj ngjarje, nuk më bahet as me fjet, as me u zgju, as me pa Sokolin dhe as me pa askënd. Jam prish në zemër, mosha bën të veten, jam degraduar komplet,” Fran Mjacaj.

Fran Mjacaj thotë se kurrë nuk ka menduar që djali i tij të bënte vepra të tilla dhe mohoi të kishte dijeni për sherret e të birit brenda burgut.

“Çfarë duhet me ba unë, çfarë detyrimesh kam. Për ngjarjen jena mërzit shumë shumë, jena ba me vra vedin, asht punë e panevojshme për mendimin tem, asht shumë e rëndë. Nuk asht dakord askush, nuk e dimë pse, për çfarë motivesh, për çfarë nuk di ça me thanë ato punë i dinë vetë, se ça kanë brenda për brenda e dinë vetë.

Ne si familje, unë bashkë me djalë nuk kemi dit se ku është, e a ka patur sherr me njeri, për kështu punësh absolutisht në botë. Për Sokolin unë nuk e di se nga ka dalë mendsh vetëm at punë s’ka pas pse e ban, dhe si mund të jetë fut aty brenda e dinë ata. Ne nuk e mendonim kurrë se Sokoli ban ashtu punësh,” tha Mjacaj.

Fran Mjacaj, nuk ka nguruar as të shpreh keqardhjen për punonjësit e burgjeve, të cilët ranë në pranga dhe humbën punën për shkak të ngjarjes së ndodhur në Peqin.

“Më ka ardh keq për njerëzit e shtetit, më vjen keq se asht marrë dikush në qafë, nuk e kanë me borxh për poshtërsirat që mund të bajnë të dënuarit. Më vjen shumë keq për personelin e atyne që kanë shërbyer në kamp si ushtarak, me u ndodh fatkeqësi se me kanë thanë se janë shkarku disa njerëz në kampin e Peqinit,”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *