• |
ide | kryesore

Qesharake/ Arsyeja se pse PD e Vulës nuk votoi arrestimin e Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Enkelejd Alibeaj e ka dhënë një votë pro arrestimit të Berishës, por siç duket PD e Vulës ka kuptuar se shfaqja e hapur e aleancës me Ramën ia rrënon fasadën e opozitarizmit. Për këtë arsye, grupi i Bashës nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm në parlament, por ka shpërndarë një njoftim ku thotë se votën pro arrestimit të Berishës nuk e dha sepse e pengoi mosfunksionimi i parlamentit.

“Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha” thuhet në njoftimin e Bashës.

PD e Vulës është pro arrestimit të Berishës. Në Këshillin e Mandateve, Enkelejd Alibeaj mori rolin e protagonistit dhe bashkoi votën me socialistët. Por siç duket në parlament, deputetët e Vulës kanë ngurruar t’i shkojnë deri në fund qëndrimit të përbashkët me Ramën për arrestimin e liderit të opozitës.


14 Comments

  1. Shume mire ja bejne qe i heqin imunitetin Berishes dhe cdo deputeti tjeter. Po ke vjedhur perballu po ske vjedhur nuk ke pse fshihesh pas imunitetit.Alibeaj dhe gjithe PD duhet ta heqin imuniteti .

    1. O popull i pa lexuar. Edhe enveri kur futi ne burg kulaket njerez si ti , atehere barkethate dhe smirxhinj jane gezuar pa mas. Cfare duhet te shohesh ti eshte qe sot eshte nje ze me pengese me pak qe pasi Rama ka bere miljarder veten te beje miljoner dhe kelyshet e tij ne kurrizin tend, te femijeve te tu etc.

    2. E para imuniteti i eshte hequr ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten. E dyta me thuaj nje vend demokratik ku lideri opozites arrestohet pa akuze por vetem mbi “dyshime”.

    3. Lulqimit s’ja ka mbajt bytha te afrohet ne parlament nga demokratet lere pastaj te votonte. Vemja ishte vemje ngeli.

  2. Keta qe bejne gam gam kot se pse vajti Alibeaj dhe votoi nè komision nuk jane demokrate dhe nuk ja duan te miren ketij vendi. Ti hiqet imuniteti Berishes,Rames,Bashes dhe te gjitheve. Mua nuk me dhimbset askush qe ka vjedhur.

    1. Po ke Xhaçken, imunitetin e se ciles e mban ne sirtar parlamenti.
      Dystandarti ja ben muuuu,
      keta bejne teori.

  3. Te jeshe ne mes te vorbulles, e te mos marresh vesht se kush eshte hajduti, drogmeni, korruptuesi, trshgimtari i kodosheve, te mos shohesh se si shkelen ligjet, apo interpretohen sipas oreksit qeveritar, e jo kushtetutes, e te hiqesh gjoja i drejte, kur kjo drejtesi e kapur dhe e shitur plotson deshirat e orekset e nji pushteti te diskretituar politikissht e ekonomikisht monist, eshte ftohtesi koncepti e llogjike.Te kesh besim ne keto manovra e shkeles te ligjit e kushtetutes, tregoheshh i afert me pushtetin, ne sherbim te tije.Koha, situata ka ardhur per ndryshim te detyruar, pa marre asgje parasyshe konjukturat nderkombetare ne politikat e tyre te qetsise per te na lene nen sundimin e ketyre horrave kuqale te maskuar.Cdo popull vepron mbi peshen qe ka ne kurriz, rrevoltat nuk presim te na i drejtojne te huajt, cdo permbysje rregjimi sjell te mira, ne korregjimin e bemave te pushtueseve kuqale.Kete, me mire se kush do, vetem opozita unike e bashkuar do mund ta beje.Le te bashkohet popullipra, ne se e ka kerkuar dhe e do demokracine e vertete europiane.Le te behemi te ndergjegjeshem per ate qe duam, e qe te veprojme. PERPARA.

  4. Një gjë duhet të themi. Demokracia dhe demokratët i tradhëtuan nga Amerika sepse dashuria dhe adhurimi për të ka qenë i pa kufijtë. Kjo i ka bërë të tulatur ose të vetëdijshëm që në Shqipëri janë të dashuruar pas diktaturave komuniste e neokomuniste. Dhe sigurisht duke mos qenë në kushte lirie e kërkojnë dhe e gjejnë në largimin e tyre në ato vende që liria dhe demokracia është opsioni i vetëm atje. Keqardhje e madhe për Amerikën ku dhe kemi shumë të afërm e miq që jetojnë por fatkeqësisht ajo ka zëvendësuar për mrekulli si ish Jugosllavinë, ish BS e Kinën dikur!!!

  5. Politikisht Berisha ka vdekur. Ligjerisht si te gjithe qytetaret e ketij vendi le te perballet me kete drejtesine qe e ka formesuar sipas mendesise se tij berishisite. Çfare te mbjedhesh do koresh. Uroj qe kete fat te kene te gjithe hajdutet dhe abuzuesit me pushtetin ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *