• |
ide | kryesore

Çfarë do të ndodhë nëse arrestohet? Berisha i prerë: Nuk tërhiqem

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa u pyet se çfarë do të ndodhë nëse ai do të arrestohet, pohoi se ai do të përkushtohet për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ai nuk do të tërhiqet.

“Kjo ishte protestë; aty për aty. A e dëgjuat ju si tha ajo; tja heqim shpejt e shpejt, se janë njerëzit aty. Rama është në mandatin e tretë të vjedhur. Asnjë skenar! Çfarëdo lloj skenari që mund të ndërmarrë Edi Rama nuk më devijon mua qoftë një milimetër nga vendosmëria për ta gërryer atë nga pushteti kriminal. Ai po vjedh, nuk po qeveris. Ai bën vetëm pazare, por unë nuk jam njeri i pazareve. Nuk diskutohet, që jo unë të tërhiqem, por do të përkushtohem në të gjithë potencialin tim për një fitore të shkëlqyer të opozitës. Nuk mund ta vendosë kush në kontroll opozitës.”, tha ai.



9 Comments

  1. Te dhashte Zoti jetë, shëndet e forcë!! Veprimi Juaj opozitar është shpresë kundër diktaturës narko të morrave të kuq.

  2. Plak idiot komunist qe ushqen me komunizem keta budallenjte qe shkruajne ketu. Te duhen 150.000 vota te elektoratit gri te vish ne pushtet. Dhe ky elektorat ka humbur besimin te ty por dhe te ky mavija i gjate. Boll i genjeve militantet, Mashtrus.

  3. Ky dhe Ahmetaj jan te vetmit zyrtar shqiptar qe nuk duan te perballen me drejtesin. Moracak te qelbur te dy. Ai varikarsi ja mbathi, ky perdor foltoren si bunker (qellimi i vertet i kthimit te ketij, halli familjar). Te gjith te tjeret, perfshir dhe Nanon, jan perballur me drejtesin edhe kur ka qen drejtesi vari karin, prap jan perballur pasi te mos perballesh do te thot te mos njofesh shtetin te cilin gjoja e ke ber dhe vet. Paska qen dhjaks i madh. Kapet me procedurat po nuk thot qe jam i pafajshem, vetem me procedurat. Thjesht tregon se eshte me faj dhe ka frik te madhe.

  4. O njerez mua me duket se Berisha eshte psikopat i klasit te pare. A ka ndonje menyre qe ai te detyrohet te vizitohet nga psikater e te dime realish a po meremi me nje njeri normal apo me nje psikopat

  5. Dt iluzione e kane marre ne qafe Berishen e ndoshta krejt popullin shqiptar keto 30 vjet.

    E Para iluzioni se permbysjen e komunizmit dhe pluralizmin e bene studentet e dhjetorit.

    E dyta se vota e elektoratit te ben faktor dhe te con ne pushtet.

    Asnjera s’eshte e vertete. Hyrja ne ambasada qe i parapriu levizjes se Dhjetorit dhe vete

    levizja e Dhjetorit ishin te telekomanduara dhe “protagonistet” ishin thjesht aktore te pavetdisjhem

    te nje teatri ku regjia behej diku larg.

    Po ashtu pretendimi se me vota mund te vish ne pushtet eshte thjeshte nje iluzion. Ne nje vend

    te vogel si yni ku buxheti i shtetit eshte me i vogel se nje areoplanmbajtese amerikane, ku gjysma e

    popullsise eshte larguar dhe shumica e popullsise se mbetur enderren me te madhe ka qe te largohet,

    ne nje vend ku sipas bankes boterore 25 % e popullsise nuk ngop dot baqrkun me buke, ne nje vend

    ku nga tremije vjet histori 2890 vjet i ka kaluar nen pushtime te huaja, nuki ka asnje shans qe nje parti

    apo politikan te vije ne pushtet me voten e zgjedhesve. Ne nje vend si yni ne pushtet vjen nese je

    ne planet e aleatit strategjik, ne se i sherben pa kushte , nese e rrjep popullin tend per interesat e t yre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *