• |
ide | kryesore

Video/ ‘Dita e Gjykimit’, Joshua shkatërron Wallin me KO teknik: “Një tjetër ditë në zyrë”

F1, Sport, Video
Wallin



Takimi më i madh i boksit i vitit 2023 dhe një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë. Gjashtë ndeshje për peshat e rënda, 5 prej të cilave përfunduan para kohës, edhe pse ‘main event’ ishte fitorja e Anthony Joshua ndaj suedezit Otto Wallin. “Dita e Gjykimit”, titulli i shfaqjes madhështore të organizuar mbrëmë në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite, nuk mund të ofronte më mirë. Vendi i pasur me naftë, por i varfër në të drejtat e njeriut, ka zgjedhur të ndërtojë një imazh ndërkombëtar përmes sportit duke i mbuluar të gjithë me para: nga Cristiano Ronaldo, që ndoqi ndeshjet, te pilotët e Formula 1 e madje dhe boksierët.

GJYKIMI

“Gjykimi” ndodhi. Dekretoi Antony Joshua, siç pritej, dhe Joseph Parker, çuditërisht, fitues të ndeshjeve të tyre dhe gjysmëfinalistë në garën për kampionatin botëror të peshave të rënda. Turne që do të përjetojë në Arabi më 17 shkurt unifikimin e titujve në sfidën yjore mes Tyson Fury (kampion i WBC) dhe Oleksandr Usyk (kampion i Wba, Ibf, Wbo, Ibo). Fituesi i Joshua-Parker, i planifikuar për në 7 Mars, do të sfidojë atë të Fury-Usyk në një epokë të përtërirë të madhe të gjigantëve të ringut. Jo më në Madison Team Garden, në Manila (Ali-Frazier), apo Kinshasa (Ali-Foreman), por në Ryad nën hijen e petrodollarëve.

5 RAUNDE PËR JOSHUA

Joshua, kampion olimpik në Londër 2012, nuk i zhgënjen pritshmëritë në rinisjen e tij të re pro, në moshën 34-vjeçare, pas dy periudhave në të cilat ai ishte kampion bote (2016-19 dhe 2019-21). Britaniku mund në raundin e 5 me nokaut teknik suedezin Otto Wallin, që humbjen e vetme në karrierë e kishte me Fury. Anglezi dominoi 4 raunde duke shpërndarë goditje në kokë dhe në trup, duke penguar rivalin e tij t’i afrohej. Në raundin e 5, pastaj, e mbylli në kënd, dhe me një kombinim goditjesh i theu septumin e hundës duke zgjidhur sfidën. Një paraqitje bindëse, por kundër një boksieri sparringu më shumë se një rivali.

Një punë e bërë mirë nga Joshua, që kishte punuar me një trajner të ri, për herë të parë në këtë luftim. Pasi humbi kundër Oleksandr Usyk, Joshua la Rob McCracken për tu bashkuar me Robert Garcia. Dy ndeshjet e tij të para të këtij viti ishin me trajner Derrick James, por për këtë ndeshje ai punoi me Ben Davison, që kishte stërvitur Fury për shumë ndeshje, përfshirë edhe atë me Wallin. “Nuk mund të vlerësoj performancën time. Stafi im do ta gjykojë dhe tifozët në shtëpi do të kenë shumë për të thënë, kështu që do tia lë atyre – tha Joshua -. Nuk ishte një kthim te ndeshja, vetëm një luftim tjetër. Ishte një tjetër ditë në zyrë. Gjithcka dua është të vazhdoj të fitoj sa më gjatë të mundem”.

https://youtu.be/5yQ1jippKqU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *