• |
ide | kryesore

Video/ Debutuesi Ngannou e rrëzoi në raundin e tretë, Fury fitoi me pikë. Plasin polemikat: “Vjedhje”

-Instant, F1, Sport, Video
Ngannou



Tyson Fury ka mposhtur me pikë ish-kampionin e MMA Francis Ngannou me një vendim jo unanim, në të ashtuquajturën ‘Beteja e më të Keqit’. E megjithatë, Arabia Saudite për pak sa nuk ishte dëshmitare e një prej surprizave më të mëdha në botën e sportit. Kampioni i arteve marciale të përziera, në debutimin e tij në boks, në fakt shembi kampionin e peshave të rënda të WBC, me një të majtë në mjekër, në raundin e tretë.

Në fund Fury mbizotëroi 94-95, 96-93, 95-94. Shumë yje ishin të pranishëm në ring, përfshirë Cristiano Ronaldo, Mike Tyson dhe Oleksandr Usyk. Ukrainasi do të ndeshet kundër Fury më 23 dhjetor në sfidën për unifikimin e kurorave të peshave të rënda.

E megjithatë, humbja e Francis Ngannou për shumë nuk ka qenë e tillë. Plasin polemikat pas fitores jo unanime me pikë të britanikut. “Në Arabinë Saudite sollën djalin më të keq nga MMA, por edhe arbitrat më të këqinj”, shkruante një përdorues. Ngannou bëri përfaqësimin e jetës kundër Tyson Fury, duke e hedhur KD në raundin e tretë dhe duke e futur në krizë keq në të tetin. Ai kontrolloi ringun dhe e detyroi Fury të vuante tmerrësisht. Djaloshi i MMA-së madje bllkoi të gjithë rreziqet që vinin nga sulmet e “Gypsy King’s”. E megjithatë debutuesi humbi me pikë. Kështu, beteja e unifikimit të titujve mund të zhvillohet ende, por vendimi i arbitrave në Riad ka qenë i kontestuar. Vetëm njëri nxorri rezultatin 95-94 për Ngannou. Dy të tjerët: 96-93 e 95-94 për Fury, në atë që shumë tifozë e quajtën “vjedhje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *