• |
ide | kryesore

Nga pankina në ring: Rooney ëndërron për boksin, por vetëm kur është i dehur

-Instant, Sport, Video
rooney



Mundo Deportivo zbulon një prapaskenë në lidhje me Wayne Rooney dhe një ëndërr të veçantë të tij. Ajo ëndërr ka një sekret, sepse shfaqet vetëm kur legjenda e Manchester United pi pak më shumë se ç’duhet. Rooney ishte një futbollist ikonë i viteve 2000. Flamur i Manchester United dhe Anglisë, ish-sulmuesi përjetoi një karrierë të lavdishme në Old Trafford.

Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai filloi të stërvisë. Fillimisht te Derby County në Championship e tani te DC United në Major League Soccer. Por Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë mbi pasionin tjetër të Wazza. Në fakt, sipas gazetës spanjolle, ish-futbollisti ka një ëndërr të fshehtë për t’u bërë boksier. Qoftë edhe për vetëm një ndeshje në ring. Mundo Deportivo citon fjalët e promotorit anglez të boksit Eddy Hearn, i cili tha për ish-sulmuesin e United dhe Everton: “Kur Wayne pi pak më shumë se ç’duhet, ai më dërgon një mesazh për të më thënë ta bëj të luftojë në ring. E unë nuk mund të bëj gjë tjetër vecse të ekzaltohem”.

NË MËNGJES IDEJA NDRYSHON

Një pasion që gjithsesi mbetet i gjallë vetëm kur trajneri është pak i dehur: “Të nesërmen, sidoqoftë, ideja bie kur e pyes nëse e ka thënë për shkak të gotave të verës apo ishte serioz”. Nuk është sekret që Rooney është një adhurues i boksit. Ai është parë shpesh duke ndjekur ndeshjet dhe ndër vite ka treguar vazhdimisht festimin e tij të famshëm në të cilën grushton me flamurin e këndit. Por sa për ta parë atë një ditë me doreza boksi në ring, ka pak shpresë. Të paktën për sa kohë që ëndrra mbetet e limituar vetëm në dehje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *