• |
ide | kryesore

U kap i armatosur në Athinë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi u kap nga policia me një pistoletë dhe 13 fishekë. Shqiptari me iniciale F.M., nga Berati u arrestua në Athinë gjatë orëve të paradites të sotme.

Policia thotë se 37-vjeçari po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në një rrugicë të lagjes e cila vlerësohet si një ndër zonat me më shumë kriminalitet në vend. Një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë helene u afrua në zonë dhe i kërkoi shqiptarit të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Nën frikën e arrestimit i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan, por u kap shpejtë prej forcave të rendit.

Gjatë kontrollit të kryer prej policisë atij iu gjet një pistoletë me 13 fishekë në krehër. Policia dyshon se 37-vjeçari do të kryente grabitje në dyqanet e zonës. Mësohet se i arrestuari kishte edhe precedent penal në Shqipëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *