• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Pogradec, 6 të plagosur

Lajme, Të fundit
Aksident i trefishtë në Pogradec, 6 të plagosur



Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.  Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hudënisht. Si pasojë, janë dërguar në spital 6 persona.

Policia sqaron se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *