• |
ide | kryesore

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së lë në burg Behar Bajrin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg ndaj Behar Bajrit, i cili u ekstradua nga Franca në muajin nëntor. Ndaj Bajrit rëndojnë 7 akuza, mes tyre vrasje me pagesë dhe grup kriminal.

Ai u arrestua më 4 shtator 2023 në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për dosjen “Metamorfoza”.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe të vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin B.B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *