• |
ide | kryesore

Familjarët: Mjeku fshehu shenjat e dhunës në trupin e Bedrie Lokës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra pas konflikteve të vazhdueshme me burrin e saj, ka folur sot për News24. Në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, vëllai i nënës së 4 fëmijëve, që ndërroi jetë në spital pasi piu fostoksinë, akuzoi burrin e saj për dhunë.

“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë”.

Ndërkohë, kushëriri tha se; “Te krahu majtë ka pasur shenjë. Doktori i ka thënë vëllait tjetër që ajo është dhunuar. Ia kanë treguar vëllait tjetër se është e dhunuar. Ndërkohë që në lajme dëgjuam se nuk është e dhunuar.”.

Vëllai i 41-vjeçares tha se shteti duhet të bëjë drejtësi, në të kundërt do të duhet ta bëjë ai.

https://lapsi.al/2024/01/05/bedrie/



1 Comment

  1. Po mirë more burrë por kur e dije se ta dhunonin motrën pse nuk ndërhyve? Fillimisht e padisje dhe më pas nëse shteti nuk vepronte atëherë e “ujdisje”. Është e kot të qahesh tani.
    Ngushëllime të përzemërta dhe asaj të ndjerës ti rrojnë fëmijët.

    Ke për ta parë që nëse është e vërtetë ajo që ti thua nuk do t’ia lër hakun pa marr i biri. Në shumë raste të tilla bashkëshortët dhunues e kanë gjetur pikërisht nga bijtë e tyre të rritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *