• |
ide | kryesore

Vetëvrasja e 41-vjeçares, zbardhet dëshmia në polici e bashkëshortit të saj

Arkiva, Lajme, Të fundit
dëshmia



Policia e Durrësit, ka arrestuar shtetasin Xhemal Loka, pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën, drejt vetëhelmimit, ndërkohë është marrë në pyetje sërish nga policia. Sipas bluve të Durrësit, rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. Gjithashtu, 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën.

“Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, – ka deklaruar ai.

“Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj qu iu bë dhe vazhdonte ti bëhej në TikTok dhe për kete kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti jape fund jetës, nuk di të them më shumë se aq” – ka deklaruar ai.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve, të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre, si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Xhemal Loka, u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. /LAPSI.al



2 Comments

  1. Maskiliteti i dhjere i burrave qe trimerohen duke dhunuar grate dhe femijet e tyre-asnje tolerance ndaj kesaj rrace te degjeneruar.
    Kjo rrace duhet te kuptoj se edhe ata ne jete i ka sjell nje GRUA duke i dhene gjakun dhe sakrifikuar jeten e saj.Turp per ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *