• |
ide | kryesore

“Flinte në një dhomë me djalin e njerkut”, flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht

Arkiva, Lajme, Të fundit
"Flinte në një dhomë me djalin e njerkut", flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht



Një ngjarje e rëndë po aq dhe e pazakontë u raportua ditën e shtunë në Vërdovë të Pogradecit, ku një 29-vjeçar ra në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Pas arrestimit të së riut, u bë me dije për mediat se e mitura 12-vjeç, kishte deklaruar në polici se me djalin në fjalë kishin një marrëdhënie prej dy vitesh dhe se djali ishte i biri i njerkut. Ndërkohë, në një prononcim për mediat ka folur edhe nëna e të miturës e cila tha se prej tre vitesh vajza e saj dhe djali i bashkëjetuesit të saj flinin në të njëjtën dhomë.

Ndër të tjera ajo tha se vetëm dy muaj më parë kishte kuptuar që e bija abuzohej nga 29-vjeçari. Për “Euronews” nëna e 12-vjeçares tregoi se i kishte dëgjuar mbrapa derës, mirëpo nuk kishte denoncuar pasi kishte frikë nga bashkëjtuesi i saj.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij.

Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda.Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, tha nëna e të miturës.



3 Comments

  1. si ishte ky muhabet? Bashkejetuesi flinte ne nje dhome me te bijen e tij por per tet bije e linte te dhoma e djalit?
    Po ti c’beje? Flije me bashkejetuesin? Pse pranove nje lidhje te tille kur e pe qe s’kishte vend per tet bije? Apo ti e gjete vendin tend?! Turp te te vije edhe ty. E ke cuar si cjapi te kasapi tet bije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *