• |
ide | kryesore

Shpërndanin drogẽ në Korfuz, shkatërrohet banda me shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një grup kriminal me anëtarë shqiptarë, që shpërndante drogë në ishullin e Korfuzit është goditur nga policia greke nga ku mësohet se janë arrestuar 14 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të përfshirë në grupin kriminal janë 11 shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar një 39-vjeçari nga Saranda, Enivled Aliaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe dhunë në familje, si edhe një ish-polic grek. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Sipas policisë greke, ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 dhe kanë qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *