• |
ide | kryesore

Tom Holland zbulon nëse është ndarë nga Zendaya

Paparazzi, Slider


Tom Holland dhe Zendaya “absolutisht” nuk janë ndarë.

TMZ mori një video të aktorit të Spider-Man në një shëtitje me një mik të premten në West Hollywood, Kaliforni dhe ai u pyet nëse është e vërtetë që ai dhe Zendaya janë ndarë.  “Jo, jo, jo,” tha ai. “Absolutisht jo.”

Spekulimet për një ndarje të mundshme erdhën nga Zendaya e cila i bëri unfollow të gjithëve në platformën e mediave sociale, përfshirë aktorin. Pastrimi i mediave sociale – i cili potencialisht mund të lidhet me rolet e saj të ardhshme kryesore në Dune: Part 2 dhe Challengers – ende nuk është shpjeguar nga aktorja  e Euphoria.

Cifti u takua në setin e filmit “Spider-Man: Homecoming”. Holland portretizoi Peter Parker, dhe Zendaya luajti Michelle Jones, e njohur si MJ, interesi i tij i dashurisë. Pavarësisht se u përpoqën ta mbanin romancën e fshehtë , lidhja u bë publike kur të dy u panë me njëri-tjetrin në korrik 2021.

Aktori ka folur më parë për mungesën e privatësisë që kanë të famshmit kur bëhet fjalë për takimet. “Një nga anët negative të famës sonë është se privatësia nuk është më në kontrollin tonë. Një moment që ju mendoni se është mes dy njerëzve që e duan shumë njëri-tjetrin, kthehet në një moment që ndahet me të gjithë botën,”  tha ai për revistën GQ në nëntor. Tom tregoi gjithashtu mbështetjen e tij për aktoren teksa ajo pozoi për kopertinën e Vogue Italia./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *