• |
ide | kryesore

VIDEO/ Basha njofton konsensusin me Ramën, deputetët e opozitës i fryjnë bilbilave

Arkiva, Syri i Lapsit



Lulzim Basha është rikthyer në seancën parlamentare, pasi Sali Berisha është izoluar në arrest shtëpie.

Kreu i PD-së së Vulës nuk ka votuar, ndërsa në seancë ka qëndruar i ulur, bashkë me deputetët që i kanë mbetur.

Gjithsesi, seanca parlamentare ishte një rast i mirë për të lajmëruar konsensusin me Ramën për reformën zgjedhore.

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i janë drejtuar me një letër së bashku, prezencës së OSBE në Shqipëri, për Reformën Zgjedhore.

Të dy bashkëkryetarët kanë firmosur letrën ku i kërkojnë OSBE/ ODHIR për të dërguar ekspertët e saj.

“Siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ ODHIR-it, në takimin e zhvilluar në dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojë që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODHIR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Pasacëm të Parlamentit për Realizimin e Reformës Zgjedhore, t’u paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODHIR-it për të asistuar punën e këtij Komisioni”, thuhet në shkresë.

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *