• |
ide | kryesore

Rrahën me grushte futbollistin, arrestohen dy trajnerët e Butrintit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy trajnerë të skuadrës së Butrintit, Neriton Novi dhe Dhiogjen Muça kanë rënë në prangat e policisë pasi goditën me grushte futbollistin e ekipit Albi Selimaj.

Sipas policisë, dy trajnerët u vunë në pranga menjëherë pas marrjes së njoftimit se futbollisti ishte dhunuar.

Ata akuzohen për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plote:

Goditën me grushte, futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



4 Comments

  1. Keta jane trajner apo boxier ,se nuk ka mundesi qe nje trajner 52 vjecar te godas me grusht nje futbollist 21 vjecar??🤯.
    A do ta godiste ky koqa djalin e tij me grusht😱,turp ,mender trajneri

  2. Garo u shpreh se të rinjtë janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për aktualitetin politik.

    “Shoqëria e ka detyrim të reagojë. A mendoj që unë opozita është kaq e fortë? Nuk është, ne jemi në ditët më të vështitra, por opozita të paktën e ngre zërin. Qeveria nuk del në një debat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *