• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë kanë marrë lëndime në trup.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *