• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Arkiva, Lajme
Mamurras



Një aksident mes një automjeti dhe një biçiklete ka ndodhur në rrugën “Zogu i Parë” në Elbasan. Automjeti me drjetues një 46-vjeçar me inicialet B.Rr përplasi një 80-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Mësohet se i moshuari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr asistencë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *