• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ura e Gjolës cërrik prefektit Rrogozhinës



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore ku e moshuara teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se, makina e cila përplasi të moshuarën, ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë nuk ka mundur të evitojë përplasjen e gruas.

Ndërkaq, policia po heton shkaqet që sollën aksidentit, ndërsa e moshuara menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *