• |
ide | kryesore

“Hamilton si Batman, por Ferrari duhet të plotësojë kushtin”: Flavio Briatore cinik për transferimin e bujshëm

Sport
Briatore



Lewis Hamilton te Ferrari është një lajm që ka shkundur botën e Formula 1 dhe ka ekzaltuar mbi të gjithë tifozët e skuderisë italiane. Për lajmin e bujshëm të ditës së sotme kanë qenë të shumtë reagimet, ku spikat ai i Flavio Briatore, një që Cirkusin e Formula 1 e njeh mirë: “Nëse pajtohem me zgjedhjen? Mund të kesh edhe Batman në timon, por nëse makina nuk është konkurruese, piloti nuk mund të bëjë diferencën. Mosha gjithsesi nuk ka rëndësi. Në Formula 1, ajo që ka rëndësi është kronometri. Ne pamë se çfarë bëri Alonso vitin e kaluar”. Një nga komentet më të mprehta për kalimin e Lewis Hamilton te Ferrari është i Flavio Briatore.

Lexo më tejE pabesueshme! Hamilton braktis Mercedes dhe bëhet piloti i Ferrarit

“Jam shumë i befasuar nga kalimi i Hamilton te Ferrari. Duhet të ketë pasur arsyet e tij. Nëse Ferrari e bëri këtë zgjedhje, do të thotë se është e duhura për ta. Por e përsëris, duhet të vendosësh një makinë në pistë që i jep pilotit mundësinë për të fituar. Në Formula 1, ajo që ka rëndësi është kronometri. Ne kemi parë se çfarë bëri Alonso vitin e kaluar. Hamilton është dy vjet më i ri (në fakt tre e gjysmë, red.), ai sigurisht nuk është një lule… Megjithatë, ne po flasim për pilotë me përvojë të madhe. E vetmja gjë që ka rëndësi janë kohët në xhiro, në garë, qëndrueshmëria dhe aftësia për të nxjerrë maksimumin e makinës. Jo mosha apo sa je i gjatë”, e mbylli Briatore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *