• |
ide | kryesore

Rama mbyll brenda asambleistët “Kush del nga salla nuk kthehet më”

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një tjetër detaj nga mbledhja e asamblesë së PS-së tek Xibraku tregon se kryesocialisti Rama ka vendosur të tregohet i ashpër me vartësit e tij dhe në këto momente ia ka ndaluar të dalin jashtë nga salla. Një prej të pranishmëve na asamble u ankua pranë redaksisë së Lapsi.al se kryetari i ka mbyllur brenda dhe shkak ishin bërë ecejaket e shumta nga të antarëve që filluan të dalin jashtë për të pirë cigare.

“Kush del nuk kthehet më brenda” iu drejtua Rama anëtarëve, pasi shumë prej tyre filluan prej orës së dytë të punimeve të dilnin për cigare. “Tualet ka brenda kush ka nevoje, jo të dilni jashtë” i sqaroi ai.

Mbledhja e asamblesë së PS-së u thirr pas intervistës së fundit të Arben Ahmetajt nga arratia. Në njërën prej mbledhjeve Ahmetaj tregoi se Rama ishte shprehur se “kush prish unitetin e partisë, do të shkojë në të s’ëmës”.

Mesazhet që Rama ka shpërndarë sot për vartësit dhe mënyra se si po i trajton tregojnë se kryeministri është nën presion dhe nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë shpërqëndrim të vartësve të tij, edhe pse zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një vit larg.


6 Comments

  1. Si ka lene gje mangt tutorit te partise,e mos thuani pastaj se jeni parti progresiste, por,,, regresiste Skeni bythe ju servile te perdhosur nga nje karrierist bandit i cmendur, qe u perdreh e thote, beni si theme une.Maskaralleku e qelbesira qe erdhet ne pushtet po u mbulon dita dites.

  2. MIRËMËNGJES 😀😀😀 !!!

    Dhe me intervisten e Zevendes/Kryeministrit te Partise Demokratike Shqiptare Arben Ahmetaj,

    Ju uroj si gjithmone nje dite te bukur 👺👺👺 !!!

  3. Po ata jashte po dilnin per te pire cigare e jo per te shurrosur o i mavijosur. Nejse muhabete me kopshtin pa dreke Rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *