• |
ide | kryesore

Riorganizimi i strukturave të PS, Rama mbledh asamblenë në Gjirin e Lalzit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të PS.Takimi që do të mbahet në një resort në zonë dhe që pritet të nisë në orën 11:00, mbahet në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave të PS-së.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

AXHENDA E TAKIMIT

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *