• |
ide | kryesore

Rama flet në Asamblenë e PS për dialogun me opozitën dhe akuzave se njohu Berishën lider të PD

Lajme, Të fundit



Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama tha se më në fund, Parlamenti po i rikthehet normalitetit dhe se Komisioni i Ligjeve, do të krijojë një mekanizëm të barabartë midis shumicës dhe pakicës për ligjet e integrimit. Rama u ndal edhe tek akuzat se njohu Berishën si lider të Partisë Demokratike.

“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi më keq imazhin e Parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë.

Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar dhe jo vetëm për të folur secili për të vetët. Sidoqoftë, shumica jonë duhet të vendosë në Komisionin e Ligjit një draft-rezolutë për një debat të madh publik lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Fola jo për qëllim për sfida në numrin shumës, pasi nuk janë sfida të vetëm qeverisë por të treja institucioneve qeverisëse në Shqipëri dhe të plot 147 institucione që ndërveprojnë drejtpërdrejt me Komisionin Evropian.

Zhvillimi i fundit për kthimin e Parlamentit në normalitet si dhe krijimi në Komisionin e Ligjeve të një mekanizmi që mundëson ballafaqimin e barabartë mes shumicës dhe pakicës për ndërmarrjen e nismave ligjore duhet të shkojë në drejtimin e duhur të sfidave jo si qeveri por si shtet. U fol këto ditë për pazare, marrëveshje me nongratën në dëm të drejtësisë dhe njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lider i PD-së, ashtu sikundër u fol për trembje të socialistëve nga SPAK-u dhe planeve të fshehta për vënien nën kontroll të drejtësisë së re. Të gjitha janë broçkulla”, tha midis të tjerash Rama.



3 Comments

  1. ik mor astmatik.o kurve e sorros,nese do te kish vetem 1% drejtesi ne kete vend,ti do te denoheshe te pakten 100 denime te perjetshme.vetem per gjenocid do te ishin nja 50 te tilla.po mer me qafe Shqiperine,o jevgjit i ndyre.

  2. Nje qike gili vili me Berishen e ke bere o tradhetari i kombit. Ti Berisha te duhet me patjeter ne krye te PD sepse ate e ke aleatin me te mire bashke me Ilir Meten. Te dy keta palaco te mbajne ty palacon e madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *