• |
ide | kryesore

Shembet miniera e arit në Turqi, “zhduken” minatorët

Arkiva, Të fundit



9 minatorë janë shpallur të humbur si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në një minierë ari të vendosur në lindje të Turqisë.

Dhjetëra ekipe kërkim-shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje, teksa ministri Ali Yerlikaya beson se minatorët kanë mbetur të bllokuar dhe ka ende shpresë se ata mund të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një deklaratë për shtyp për këtë ngjarje, kompania bën me dije rrëshqitjet e dheut ndodhën në mesditë dhe menjëherë u informuan institucionet dhe organizatat publike përkatëse.

Miniera ndodhet në provincën Erzincan, rreth 90 km nga Erzincan dhe mbi 600 km në lindje të Ankarasë.

Vitet e fundit ka pasur një sërë aksidentesh minerare në Turqi. Në vitin 2022, një shpërthim në një minierë qymyri vrau 42 njerëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *