• |
ide | kryesore

Zbulohet vrima e zezë më e ndritshme dhe më e uritur ndonjëherë

Arkiva, F1, Stil
vrima



Objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë është gjetur në Universin e largët.

Është një kuazar – që do të thotë një bërthamë e ndritshme e një galaktike që fuqizohet nga një vrimë e zezë gjigante rreth 17 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit tonë.

I njohur si J0529-4351, fuqia e objektit u konfirmua në vëzhgimet nga një teleskop sumë i Madh në Kili.

Shkencëtarët e raportuan në revistën Nature Astronomy. Ata thonë se vrima e zezë ka një oreks të pangopur, duke konsumuar masën e barabartë me një Diell çdo ditë.

J0529-4351 u regjistrua si objekt shumë vite më parë, por lavdia e tij e vërtetë sapo është njohur.

“Ne kemi zbuluar një objekt i cili më parë nuk është njohur për atë që është; ai na ka parë në sy për shumë vite sepse ka qenë duke ndezur shkëlqimin e tij për më shumë se sa ka ekzistuar njerëzimi. Por ne tani e kemi njohur atë, jo si një nga shumë yjet në plan të parë në Rrugën tonë të Qumështit, por si një objekt shumë i largët,” tha Christian Wolf, nga Universiteti Kombëtar Australian, për BBC News.

(J0529-4351: Studimi i dritës nga kuazari i lejoi astronomët të vlerësonin jo vetëm shkëlqimin e tij, por edhe distancën e tij.)

Termi kuazar përdoret nga astronomët për të përshkruar një lloj të veçantë “AGN”, ose Bërthamë Galaktike Aktive. Është bërthama shumë energjike e një galaktike e cila fuqizohet nga një vrimë e zezë e pamasë që e tërheq lëndën drejt vetes me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Ndërsa ky material përshpejtohet rreth vrimës, ai copëtohet dhe lëshon një sasi të madhe drite, aq sa edhe një objekt aq i largët sa J0529-4351 është i dukshëm për ne.

Drita e këtij kuazari i janë dashur 12 miliardë vjet për të arritur te detektorët në tokë.

Gjithçka në lidhje me objektin është e habitshme.

Shkencëtarët e përfshirë thonë se energjia e emetuar e bën kuazarin mbi 500 trilion herë më të shkëlqyeshëm se Dielli.

“E gjithë kjo dritë vjen nga një disk i nxehtë grumbullues që është shtatë vite dritë në diametër. Ky duhet të jetë disku më i madh i grumbullimit të materies në Univers,” tha studenti i bashkëautori Samuel Lai.

Shtatë vite dritë janë rreth 15,000 herë distanca nga Dielli në orbitën e Neptunit.

(VLT është grupi i teleskopëve në shkretëtirën e lartë Atacama në Kili, nga ku u zbulua edhe kjo vrimë e zezë gjigante.)

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Drites se ketij kuazari i jane dashur 12 miliarde vite qe te arrinte ne toke do te thote qe teleskopet kane kapur gjendjen e kuazarit para 12 miliarde vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *