• |
ide | kryesore

Nga firma te debutimi në 6 orë: Fagu rrezikoi fytyrën për Tiranën

Sport
Fagu



Ndryshimi i trajnerit ndodh e deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por mënyra si Erbim Fagu u katapultua nga firma në zyrat e Tiranës te pankina në Niko Dovana për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë është befasuese. Tekniku i ri i bardhebluve rrezikoi jo pak në këtë mënyrë prezantimi të parë. Fagu vuri fytyrën për një ekip të përgatitur nga dikush tjetër. Ai Ahmataj, i cili madje doli edhe në konferencën për shtyp të vigjiljes.

Zakonisht në situata të tilla, ndihmësi i trajnerit të mëparshëm merr drejtimin, ose edhe lëvizja bëhet në një moment të dytë. Por ky sic duket nuk ishte rasti. Fagu me sinqeritetin e atij që pak mund të bëjë para një ndeshje për të cilën skuadrës nuk mund ti ndryshosh gjë, lejoi praktikisht lojtarët të bënin atë për të cilën ishin përgatitur. Në anë të fushës ai u mundua t’i japë qetësinë dhe balancat e humbura, gjë që u duk se arriti ta bënte. Pasaj mungesat e rënda të Latifit e Deliut, për të cilin shpjegimi ishte gjendja jo e mirë fizike, ndikojnë e jo pak.

Lexo më tejFagu ngec në debutim: Teuta ndalon Tiranën 0-0 në Kupë, zgjidhet në kryeqytet

Tirana e parë e teknikut Erbim Fagu pati impakt të mirë në lojë, rezultati ndoshta jo dhe aq, nëse konsideron faktin se luhej kundër të tretit nga fundi, që ende nuk ka siguruar mbijetesën. Por është mjaftueshëm për të qenë favorit në kualifikimin në katër më të mirat, duke qenë se kthimin e luan në shtëpi. Deri atëherë madje do të ketë edhe njëfarë kohe që skuadra të kuptojë atë që tekniku dëshiron ta transmetojë. Deri atëherë i duhet besuar optimizmit të Fagut, që vlerësoi se ka një skuadër kualitative, që mund dhe duhet të synojë dy trofetë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *