• |
ide | kryesore

Video/ Aguero, shpresa e lindur nga një mesazh: audio e kardiologut përlot sulmuesin

Sport, Video
Aguero



Sergio Aguero ka shpërndarë në rrjetet sociale audion që i dërgoi kardiologu i tij. Doktori i ka dhënë një lajm të mirë argjentinasit, i cili i ka sytë të përlotur teksa dëgjonte këtë mesazh shprese. Kun Aguero sheh dritë në fund të tunelit, pasi mori një mesazh nga kardiologu i tij në të cilin duket se ka shpresë për rikthimin e tij në futbollin konkurrues.

Në fakt, kardiologu i sulmuesit Aguero thotë se rezultatet janë pozitive dhe trajtimet po funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. 36 vjeçari shpërndau audion, me sytë e tij që i shkëlqenin nga emocioni.

Lexo më tej: Video/ E la futbollin për probleme me zemrën, Aguero tmerron publikun: ndihet keq në lidhje direkte

AGUERO, I NDALUAR NGA VITI 2021

Kun ka qenë jashtë fushës që nga viti 2021, kur iu desh të ndalonte për shkak të një aritmie kardiake menjëherë pasi debutoi me Barcelonën, duke u transferuar te Blaugrana nga Manchester City. Argjentinasi ishte befasuar fillimisht atë sezon, pasi kishte nënshkruar me Barçën për të luajtur me mikun e tij Messi, por Pleshti i tha lamtumirë katalanasve në lot atë vit për t’iu bashkuar PSG-së. Tani, me shpresën e rikthyer, kush e di nëse Aguero do të mund ta realizojë ëndrrën e tij dhe t’i bashkohet numrit 10 Messi te Miami.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *