• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk mund të bëj asgjë”: audio absurde e VAR në sfidën e polemikave Tottenham-Liverpool

-Instant, Sport, Video
Tottenham



Federata Angleze e Arbitrimit tentoi të mbyllte polemikat Tottenham-Liverpool, por vetëm i përkeqësoi gjërat. Ata bënë publike audion e VAR, për të qenë transparente në lidhje me episodin e golit të anuluar të Diaz. Por vetëm sa bënë një figurë të shëmtuar për shkak të neglizhencës së atyre që merreshin me revizionimin e pamjeve.

VAR është sërish në stuhi polemikash në Premier League pas asaj që ndodhi në Tottenham-Liverpool. Goli i Diaz ishte i rregullt, por u anuluar për një pozicion inekzistent jashtë loje.

Teknologjia nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin e arbitrit e Liverpool humbi ndeshjen. Kaq mjaftoi që në Angli të krijohej zhurmë e madhe, të cilën federata e arbitrave u përpoq ta qetësonte. Ata fillimisht kërkuan falje publike dhe tani publikuan audion e VAR, por asgjë nuk bëri punë.

POZICIONI JASHTË LOJE INEKZISTENT I DIAZ

Ajo që dëgjohet në dialogun mes Var (Darren England), asistentit të VAR dhe punonjësit të regjisë është vërtet absurde. VAR në fakt kryen të gjitha kontrollet e nevojshme, konstaton se Diaz është në pozicionin e duhur, por harron që arbitri e kishte quajtur jashtë loje. Prandaj ai i dha “check complete” arbitrit që rifilloi lojën me një goditje dënimi për Spurs.

U desh ndërhyrja e punonjësit të regjisë e asistentit të VAR për t’i bërë të qartë Darren England, se arbitri kishte akorduar jashtë loje dhe se ai e kishte konfirmuar. Punonjësi i regjisë u përpoq t’i thotë të ndalojë ndeshjen dhe të kthejë vendimin. Por tashmë Tottenham e kishte rifilluar lojën dhe nuk mbetej asgjë për të bërë për VAR, ashtu si thotë disa herë vetë England: “Nuk mund të bëj asgjë, nuk mund të bëj asgjë”.

Një gabim sipërfaqësor që i bën shumë njerëz në Angli të mendojnë se VAR duhet eliminuar. Gabimet, në fakt, vazhdojnë të ekzistojnë, dhe ato mund të bëhen vetëm nga arbitri – i cili ka rrethana lehtësuese – dhe jo nga dikush në një dhomë plot me ripërsëritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *