• |
ide | kryesore

Emër për emër/ Deputetët anonimë që propozuan shkatërrimin e zonave të mbrojtura

Arkiva, Kryesore, Lajme
12 deputetet zonat e mbrojtura



Të enjten kuvendi i Shqipërisë miratoi në një seancë 4 minutshe, me 74 vota të PS-së ndryshimet ligjin për zonat e mbrojtura, që i hap përfundimisht rugën ndërtimeve dhe betonit, në parqet natyrore që janë një pasuri e çmushme e të gjithë shqipëtarëve. Opozita e cila e kundërshtoi këtë plan të ri plaçkitjeje denoncoi emër për emër deputetët rilindas, që u bënë “nismëtarë” për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që u kundërshtua nga ambientalistët vendas dhe nga Bashkimi Evropian.

LEXO ME TEJ:

VOA: Ndryshimi i ligjit i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura

Ata janë (nga e majta në të djathtë rreshti sipër) Fadi Nasufi (qarku i Beratit), Florenc Spaho (Elbasan), Arkend Balla (Durrës), Edona Bilali (Shkodër), Bujar Çela (Lushnje), Anduel Tahiraj (Vlorë).

(Reshti poshtë nga e majta në të djathtë): Shpresa Marnoj (Lezhë), Mirela Pitushi (Fier), Denis Deliu (Durrës), Klodiana Spahiu (Durrës), Enslemvera Zake (Korçë), Eduart Ndreca (Lezhë).

Lapsi.al bëri një kërkim të shpejtë në rrjet. Pëpos Fadil Nasufit që është një socialist i vjetër dhe ka qenë edhe kryetar bashike i Beratit dhe Edona Bilalit të cilën nga askushi Rama vendosi ta bëjë për disa kohë ministre, pjesa tjetër janë krejtësisht anonimë. Pothuajse nuk flasin kurrë në kuvend. Nuk mbahen mend për asnjë qëndrim, ide apo tezë politike disa prej të cilëve është e vështirë ti gjesh edhe duke lundruar në google.

Por edhe atyre që u gjendet emri shfaqen aty ose se kanë një një kushëri të burgosur, ose se kanë zëvendësuar një koleg të dënuar me mandat të hequr, ose se parkojnë makinën si të fortë në trotuar, ose si nëna me shumë fëmijë, ose si barby që shkojnë me minifund në sallën e parlamnetit. Pra kjo bandë anonimësh ka marrë përsipër betonizmimin e zonave të mbrojtura. Natyrisht, gjithkush e di se ta nismëtarë të ndryshimit të ligjit kanë qenë vetëm formalisht, madje as mund të kenë marrë mundimin ta kenë lexuar relacionin shoqërues. Por pikërisht këtë, këta deputetë simbol të ‘banalitetit të së keqes” janë treguesi më i mirë se deri në ç’pikë ka degraduar partia që drejton sot vendin dhe parlamenti i kontrolluar prej saj.

Zonat e mbrojtura hidhen në erë, si do të gllabërohet Divjaka nga resorti gjigant i biznesmenit me origjinë turke

Ndryshimet e “propozuara” nga 12 deputetët dhe të miratuara me 74 vota rrezikojnë sipas aktivistëve mjedisorë dëmtimin pa kthim të natyrës së mbrojtur, duke lejuar ndërtime të rënda brenda tyre për arsye ekonomike dhe turistike. Në seancë u votua një projekt draft i shpënë në parlament në momentin e fundit pa konsultim publik, dhe pse zyra e BE i kërkoi Kuvendit ta tërhiqte, pasi dispozitat binin ndesh me legjislacionit europian për mjedisin.

BE letër Kuvendit: Të shqetësuar për draftin e qeverisë mbi Zonat e Mbrojtura

Ndryshimet ligjore të qeverisë lejojnë brenda Zonave të Mbrojtura “struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”. Këtej e tutje do ti takojë K.K. të Territorit që pa konsultimin publik të vendosë rregullat dhe kriteret për zhvillimin e këtyre zonave.

©Lapsi.al



25 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Mos të zëntë e nesërmja ti edin tënd e të gjithë ata si ju!

    2. Si mos respektohet “edi’. Ne vend te kioskave betonoi Lanen e Tiranen me shumekateshe, zhduku Kopshtin Botanik, Muzeun e Shkencave Biologjike, Teatrin Kombetar. Ne proces esht zhdukja e Qendres dhe Bulevardit se karshi shumekatsheve aty Muzeu Historik e TOB duken kioska si te Lanes.

  1. Dhe urrejte per antishqiptarin Rama qe po’ shkaterron mrekullite e Shqiperise. Mallkimi i kesaj e ndjekte ate dhe keta deputete lolo!!!

  2. ja si I shpenzojne nje pension mesatar 150 EURO RAMA BALLUKJA DHE ELISA! thotë:

    ME PENSIONIN MESATAR 150 EURO SI I SHPENZON EDI RAMA BELA BALLUKU I PPP DHE ELISA MGONIGAL!

    EDI RAMA E KA PESE SEKONDA THITHJE ME HUNDE MALL TE PASTER!

    BELINDA E PPP VE E KA VETEM NJE HERE KREFJE FLOKESH ! PRA NJE SHKUARJE NE FLOKTORE AJO LEN 150 EURO!

    PER ELISEN JANE 10 PALE BREKE MENDAFSHI ! I DUHEN ASAJ APO JO !

  3. BANDE EUNUKESH, NE TU KURVASH, VETEM KJO TUFE MENDON PER QEJFE E HORDHI,. PARA, LEKE NGA VJEDHJA E KORRUPSIONI TASHME KANE VJEDHUR SA NUK KANE TI COJNE, ANDAJ ME MAFIJEN U DUHET TA PERKTHEJNE NE KAPITAL ME OLIGARKINE.KETA, KETYRE AS QE U DUHET KULTURA, HISTORIA, E AREDHMJA.SI KODOSHE ERDHEN NE PUSHTET, PO IKIN BOSE MAFIOZE. TE TERE VE TI BEHET VETINGU, PA PERJASHTIM, TU SEKUESTROHET QINDI FUNDIT. VETEM KESHTU VENDOSET E DREJTA E DEMOKRACIA.LE TI JAPIN SHEMBULLIN EDHE PERENDIMIT, QE NA LEVDON KORRUPSIONIN NGA ME TE LARTET NE BOTE.

  4. Historiani Fischer reagon pas manipulimit të medias afër Berishës, se mori pjesë në protestë: Më takuan 15 sekonda në rrugë e kërkuan të bënin foto me mua,syri.net i serbit salih dhe zana guxholli e botoj kete foto.

  5. Historiani Fischer reagon pas manipulimit të medias afër Berishës, se mori pjesë në protestë: Më takuan 15 sekonda në rrugë e kërkuan të bënin foto me mua,syri.net i serbit salih dhe zana guxholli e botoj kete foto.flasin berishistet e salihut qe i kthyen qytetet nga vijne me vizionin e salihut qe ishte nje shurrtore gjigante neper te gjitha qytetet

  6. Historiani Fischer reagon pas manipulimit të medias afër Berishës, se mori pjesë në protestë: Më takuan 15 sekonda në rrugë e kërkuan të bënin foto me mua,syri.net i serbit salih dhe zana guxholli e botoj kete foto.Salih serbi ti je i vetmi qe nuk ke kaluar nga drejtesi per krimet qe ke bere dhe vazhdon dhe sot me gruoin e zjarrit me ne krye Lumneshin

    1. Bre nenen ta biqkirat fisheri edhe baba i tij,manipulant te lindur jeni o jashteqitjet e enverit,gjak i prishte.!

  7. Ka bërë shumë mirë Lapsi që ka nzjerrë edhe me foto këta 12 deputetë të mender me thënë, ripjelljes së komunizmit, që paskan miratuar si robotë , betonizimin e zonave të mbrojtura.
    Po a janë vetëm këta ?
    Jo, janë 78 copë duke shtuar edhe deputetët e Tom Doshit.
    Nga këta 78 deputetë , janë apo nuk janë vetëm nja 7-8 prej tyre që janë parë të flasin në kuvend , kurse të tjerët, janë vetëm robotë që ngrejnë kartonat me komandën e “intelektuales së shquar” Lindita Nikolli
    Meqë përmenda “profesoreshën” Nikolli, po sjell këtu edhe një emër tjetër “intelektuali” deputet.
    Këto ditët e fundit, në studion e një televizioni pashë të ftuar deputetin Qefalia e një politikane demokrate e partisë demokratike zyrtare.
    Më kujtohet se e kam dëgjuar edhe një herë tjetër këtë deputet në një televizion, ku fliste si një karrocier me katër klasë fillore, e që në vend të fjalës “perfekt”, përdorte fjalën “prefekt”, dy fjalë të huazuara këto në gjuhën shqipe, që kanë kuptime krejtë të ndryshme.
    Është njëlloj sikur në vend të fjalës Helikopteri, të përdorësh fjalën “Alikapteri” që më ka rastisur ta dëgjoj tek një mësuese e fillores në kohën e qoftëlargut.
    Zotëria me mbiemrin Qefalia që të le përshtypjen se vjen nga latinishtja e që ka lidhje me peshkun qefull, më bëri kurioz me “prefektin” e tij, e prisje me kuriozitet që si deputet të fliste në Kuvend.
    Nuk e kam dëgjuar asnjëherë ta bëjë këtë.
    Në paraqitjen e fundit televizive, në ndeshje me demokraten Karabina, i gjori qefull, përpiqej të zhurmonte fjalen e saj, duke përsëritur si papagall fjalët e Ramës për liderin demokrat Basha, se ai është “gjumash”.
    Nuk është në nivelin e Qefalisë deputeti demokrat Flamur Noka, ama ja kalon atij në imitimin e përpiktë me zë e figurë por edhe të njejtës retorikë të shefit Berisha.
    “Lulëzim gjumashi” thotë Qefalia e shefi i tij, “Lul Brava” thotë Noka e shefi i tij.
    Këtyre nofkave, në klubin mediatik të Pekës e Rakipit, kam dëgjuar ti shthet edhe një nofkë tjetër, “Lulzim Byreku” pasi një reporter i tyre e paskej filmuar Z.Basha që të hajë byrek e jo sufllaqe.
    Pu, pu, pu çfarë krimi.
    Një politikan që i pëqen të hajë byrek
    Kungullzioni
    Të gjitha fajet për qeverisjen korruptive të Ramës, i paskej pasur, “gjumashi, brava , pengu, apo byreku që ngrënka ai për krimin e madh që paskej cilësuar treshen politike Rama, Meta e Berisha, si trekëndëshin e Bermudës.
    Meta që nuk e dredh kurrë e nuk gënjen kurrë, është shumë i shqetësuar se Basha e paska “gënjyer” për orën.
    E kam simpatizuar politikanin relativisht të ri Basha, se është i vetmi lider që mund të bëhej kryeministër, që është dipllomuar në një vend demokratik si Hollanda si jurist, e dihet se në universitetet perëndimore, në fakultetet juridike , jurispondenca vlerësohet njëlloj me njohuritë ekonomike.
    Një jurist i dipllomuar në perëndim, mer njohuri për ekonominë njëlloj si për njohuritë juridike.
    Nga komplekset e inferioritetit në përballje me formimin intelektual perëndimor me Bashën , piktori i nivelit të bojaxhiut, Rama, që ka marë vetëm njohuri të cekta matematike në ciklin e ulët shkollor, kujton se mund të bëjë karshillëk me te, duke sajuar “batuta” alla Qefalia, se “Luli nuk e di se sa bëjnë 7 herë 7 “

    1. e ke mbyt fare me kete artikull pozitiv per “liderin basha”
      fajin se ka rama qe luli nuk di tabelen e shumezimit, sado te lodhet ai nuk e gjen dot sa bejne 7*7
      fajin se ka doktori qe luli i vuri brave selis se partise.
      fajin se ka rama apo doktori qe luli zgjohet me sy te buhavitur ne ore 13.30
      lulit nuk ia ka njeri fajin pse humb gjithmone zgjedhjet.
      pastaj gojet e liga thone qe luli nuk eshte lider as ne familjen e vet sepse per te nuk voton as gruaja.
      SUKSESE NE JETE LULIT DHE SHOKEVE TE TIJ QE MENDOJNE AE AY ESHTE LIDER MODERN

  8. Nuk e fus veten te berishistët, nuk e fus veten te asnjë lloj adhurimi për liderët.
    Mendoj që liderët prishin partitë, prishin demokracinë. Do doja që lideri modern, është lideri menaxhues, jo lideri karizmatik. Lideri që shkatërron demokracinë, strukturat dhe partinë në vetvete, është lideri karizmatik. Ata janë liderat më të rrezikshëm për një shoqëri”

  9. Raportimet e krimeve të bujshme nuk janë sprint, ndaj nuk duhet ngutur për të thënë gjithçka në minutën apo ditën e parë, është maratonë.

    Po sikur largqoftë të ishte një i afërmi im, si do të raporohej në këtë rast?

    Gazetaria ka ndryshuar dhe po ndryshon vërtet, por parimet bazë kanë mbetur ashtu si vetë shkronjat: G A Z E T A R I

  10. Fakti që është më i fort se të tjerët në opozitë është qesharak si referencë, pasi ai thjesht është përdhunuesi më i madh i opozitës. Por kjo nuk e bën atë më të mirin e opozitë, por më të ndyrin.

    Sali Berisha I ka të hapura kauzat e tij. Ai do të zhbëj SPAK dhe drejtësinë e re për të shpëtuar familjen e tij dhe për këtë I duhet pushteti. Në mos arrin dot të marr pushtetin I duhet të mbrohet politikisht.

    Dhe për këtë ai ka vetëm një mekanizëm të mbaj monopolin e opozitës dhe të duket më I forti me qëllim, që gjithë të tjerët që kanë halle të tjera, ti bashkohen hallit të tij.

    1. Cilëtdo që urrojnë vdekjen e fëmijve, qoftë edhe të politikanëve, janë pjesë e kriminelëve më të ndyrë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *