• |
ide | kryesore

Ç’ndodhi në Lushnjë/ Ekspertë anti-eksploziv rikthehen në vendin e shpërthimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnjë



Personat në foton më lart janë 55-vjeçari Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën këtë të premte teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë dhe djali i tij Elidioni, 24 vjeç. Ishte ora 15:30 kur së bashku ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, gjë që u mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Thuhet se sot ishte dita e parë e punës për babë e bir, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit. Nga hetimet e para dyshohet prekja e kabujve të tensionit të lartë ka shkaktuar shkëndija që ndezën një bombul oksigjeni e cila ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Nga kjo mbetëm edhe 7 të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit ishte magazina.

Deputeti dhe dy të tjerë janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin rajonal në Lushnjë. Sipas informacioneve nga spitali, gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme, ndërsa deputeti Bujar Çela ka pësuar politraumë dhe ende nuk është koshient. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Disa orë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën. Ka dyshime se një bombël oksigjeni ka mbetur ende pa shpërthyer. Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Ekspertët po kontrollojnë të gjithë zonën e cila tashmë është shkatërruar totalisht. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. E c’pune ka njësia anti-eksploziv, apo per fasade. Aty nuk ka prezence eksplozivi ne sensin e plote te fjales. Me shume se njesia antieksploziv qe nuk i duhet dreqqit, duhet te jene njesite zjarrfikese per te shmangur lidhjet dhe prezencen e gazit apo agjenteve te tjere te rrezikshem

    1. ku jan keto dhjetra agjensi kontrolli teknik te shtetit etj qe marrin rrogat me taksat tona dhe vetem dalin per te kap ndonje gjobe bakshish. Apo patronazhistet vetem votoj. Dhe nuk punojn

  2. Allahu hakun. Qofshin te Xhenetit shqiptart per buk te gojes. Per te pangopurit e pushtetit lejn kockat. Mjerim i madh per ket populm

  3. ku jan keto dhjetra agjensi kontrolli teknik te shtetit etj qe marrin rrogat me taksat tona dhe vetem dalin per te kap ndonje gjobe bakshish. Apo patronazhistet vetem votojnë. Dhe nuk punojn

    1. Ça tragjedie!!
      Baba e bir në ditën e parë të punës në atë kantier.
      Ndërtimi në një vend të rrezikshëm poshtë linjave të tensionit të lartë kategorikisht e ndalueme!!
      Po sigurisht deputet tjetri i rilindjes ku pyet për rregulla!!
      Ngushëllime për familjarët e Zoti ju dhëntë forcë të përballojnë të përballojnë humbjen e të dashurve kështu të parakohëshme!!

      1. Kush te tha ty qe ndertimi poshtë linjave të tensionit të lartë eshte kategorikisht i ndaluar?
        Ka plot raste kur linjat e transmetimit kalojne dhe siper shtepiave te njerezje, e jo me kapanoneve te punes.
        Pastaj nuk ishte tension i larte ishte vetem 20kV. Tension i larte quhet 110-220kV.
        Faj ketu ka pasur vetem drejtuesi i vincit ose ndihmesi i tij!

  4. ju qifsha ropt, nuk ha mortja mut. del ky ropqiri i rilindjes e mbush me gaz, ikin per lesh keta hallexhinjte e shpeton ai ropqiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *