• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
moti, Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu lokale



Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë relativisht e fortë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-18m/sek duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i lartë i forcës 4-6 ballë. Temperaturat parashikohen: 4 deri 15°C në zonat malore,  6 deri 21°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 19°C në zonat bregdetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *